• |
ide | kryesore

Izraeli mban pezull negociatat për armëpushim në Gaza

Arkiva, Lajme, Të fundit
Gaza



Mbeten pezull bisedimet për një armëpushim në Gaza. Ndërmjetësuesit e Katarit dhe përfaqësuesit e Hamasi kanë mbërritur në kryeqytetin egjiptian, Kajro, por kanë munguar ata të Izraelit që thuhet se kërkon siguri për fatin e pengjeve përpara se të marrë pjesë në bisedime. Një zyrtar amerikan i paidentifikuar i tha BBC se Izraeli e ka “pranuar pak a shumë” marrëveshjen.

Megjithatë mediat izraelite thonë se Hamasi po refuzon të konfirmojë se cilët nga pengjet e tij janë ende gjallë, kështu që Izraeli nuk do të marrë pjesë. Shtetet e Bashkuara thonë se një pauzë 6-javore do të sjellë lirimin e më shumë pengjeve izraelitë dhe të burgosurve palestinezë. Në Egjipt mendohet se përveç ndërmjetësuesve nga Katari ka edhe nga SHBA.

Presioni për një marrëveshje u intensifikua pas incidentit të së enjtes jashtë qytetit të Gazës në veri të territorit, ku të paktën 112 njerëz u vranë ndërsa turmat nxituan një kolonë ndihmash. Hamasi ka akuzuar Izraelin se ka qëlluar mbi civilët teksa po përpiqeshin të merrnin ushqime. Izraeli e ka mohuar këtë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *