• |
ide | kryesore

Sekuestrimi i telefonit, Monika Kryemadhi bën rekurs në Gjykatën e lartë

Lajme, Të fundit



Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka bërë rekurs ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sekuestron e telefonit dhe kërkon kthimin e tij. Më datë 4 janar, Apeli i GJKKO rrëzoi kërkesën e Kryemadhit për t’i kthyer telefonin, kështu deputetja i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë. Kërkesa e Kryemadhit për t’ja kthyer celularin, u hodh poshtë nga Gjykata e Apelit të Posaçëm, që e konsideroi përpjekjen gjyqësore të deputetes të pabazuar në ligj dhe në prova.

Telefoni i Kryemadhit është sekuestruar në kuadër të hetimeve të SPAK për lobimin e LSI-së në SHBA. Në lidhje me hetimet për lobimin, më 21 korrik të vitit të kaluar, ish-kryetari i LSI-së, sot Partia e Lirisë, Petrit Vasili, u thirr nga SPAK, ndërsa në prill të 2023 ishte thirrur edhe Endrit Braimllari, ish-deputet i LSI-së.

Hetimet e SPAK nisën për korrupsion dhe falsifikim dokumentesh, pa emër personi të dyshuar, pas kallëzimit të ish-deputetit Halit Valteri, që akuzoi partinë e drejtuar asokohe nga Ilir Meta, se ka paguar për lobimin në SHBA, përfshirë vizitat në SHBA edhe një foto me ish-presidentin republikan Donald Trump.

 

 



3 Comments

  1. Do me thene kjo qe nuk ka vjedhur asgje, po harxhon mijera euro duke bere rekurse neper gjykata, per telefonin qe ja paskan marre? Eshte Normale?

    1. O felliqesire, vetem te hidhni vrer mbi njerezit dini.
      Po cfar ka pas mundesi me vjedh ajo kur nuk ka pas asnjehere ne jeten e saj nje post ekzekutiv?
      Burri i saj po, ka shume mundesi qe te kete bere korrupsion.
      Lideri i Opozites, nje ish President, ish Kryeminister po mbahet ne burg pa vnedim te formes se prere, madje pa asnje akuze formale.
      Monikes i kane sekuestruar kompiuterat dhe celularet.
      Ahmetajt, ia kane sekuestruar shtepine, madje i kane nxjerr dhe femijen nga shtepia.
      Kete konkurentin e Big Brother pa e njoftuar fare e kane gjykuar dhe denuar ne mungese, pa i dhene mundesi te mbrohet.
      Tahirin e rrasen disa vite ne burg per shperdorim detyre ne vleren e 300€.
      Cfar dreqin do me shume ti qe te bindesh qe ne kete pacavure vend nuk ekziston drejtesia minimale….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *