• |
ide | kryesore

BE i kërkon Izraelit të zhbëjë vendimin për vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Lajme, Planet



Bashkimi Europian ka dënuar vendimin e Komitetit për planifikim të lartë të Izraelit që planifikon të ndërtojë edhe 3.426 shtëpi në Bregun e pushtuar Perëndimor, duke zgjeruar edhe më tej “vendbanimet ilegale” në këtë territor. Përmes një deklarate blloku europian i bëri thirrje Izraelit që të zhbëjë këtë vendim.

“BE-ja përsërit se vendbanimet janë ilegale sipas ligjit ndërkombëtar dhe përbëjnë pengesë për paqe pasi ato kërcënojnë zgjidhjen me dy shtete”, u tha në deklaratë ku u shtua se vendimi për ndërtimin e vendbanimeve të reja është në kundërshtim me përpjekjet për të ulur tensionet.

“Qëndrimi i BE-së mbetet i pandryshuar: ne nuk do të njohim asnjë ndryshim në kufijtë para vitit 1967, përfshirë ndryshimet lidhur me Jerusalemin”, u tha në njoftim.

Ministri i Financave të Izraelit, Bezalel Smotrich, muajin e kaluar ishte zotuar se do të zgjeroheshin vendbanimet në përgjigje të një sulmuesi të armatosur palestinez që vrau një civil izraelit dhe plagosi disa të tjerë në Bregun Perëndimor.

Ky vendim i autoriteteve izraelite vjen në kohën kur Izraeli po vazhdon luftën kundër Hamasit – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja – në Gazë.

Sipas Radio Evropa e Lirë, mbikëqyrësi i vendbanimeve izraelite, Peace Now, tha se 3.426 shtëpi janë planifikuar që të ndërtohen në Male Adumim dhe Keder në lindje të Jerusalemit dhe në Efrat, në jug të qytetit.

Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor dhe Rripin e Gazës gjatë luftës arabo-izraelite më 1967 dhe vendbanimet në territoret palestineze konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

Pavarësisht kundërshtimeve nga jashtë, në dekadat e fundit Izraeli ka ndërtuar vendbanime për kolonët izraelitë përgjatë Bregut Perëndimor. Në Bregun Perëndimor në këto vendbanime jetojnë mbi 490.000 izraelitë. Në këtë territor po ashtu jetojnë afër 3 milionë palestinezë.



2 Comments

  1. JO QE SDO LEJOHET POR LOJRA TE TILLA BOTEN E COJN DREJT KAOSIT KUDO ,PASI IZRAELI PO JEP MODELIN E ZHVILLIMIT SI LIGJ I FORTI KUNDER TE DOBETIT thotë:

    PACMANGESHEM ,TASHME BOTA DO VER NE PIKPYETJE SHTETIN CIFUT,NE CDO KUPTIM , DHE MERFUNDIMISHT ME FJAL PO KUNDERSHTOHET DHE DOMOSDOSHMERISHT ME VEPRIME SI INTERES EKZISTENCIAL GLOBAL ,KU NGA HEBREJT FILLUAN SHUM SHPIKJE SISTEMESH ORGANIZIMESH NJERZORE TE PADREJTA QE TANI I BIEN GJITHCKA KOKES ,PADYSHIM PADREJTESIJA NE CDO KUPTIM MBETET SHAH MAT KUNDER LOJTAREVE TE VET PAVARSISAHT KOSTOS QE NE RRANG GLOBAL SJELL , FATKEQESI GLOBALE MOSKESHILLIMI PER MIRE NE KOHE ME MENYREN E DUHUR NDALIMI NGA E KEQA ME CDO MENYRE, SI HAK ,QE ASKUSH TE MOS ARRIJ N NDYSHKIMIN TANI HESHTJA DHE HIPOKRIZIJA I BEN TE GJITH DEMTUES TE VETVETES DICKA E PAMERITUAR PER TE GJITH PASI ASKUSH NUK DESHIRON SHKATRRIMIN POR SEJCILI TE DREJTEN HAKUN DHE NUK PRANON PADREJTESI TI BEHET, POR EDHE NE KET MOMENT ASKUSH NUK ESHTE PAMUNDESI SHPETIMIT ZOTI BOTNAVE DYRT E MESHIRES PER TE GJITH I KA LEN HAPUR ,PENDOHUNI KTHEJUANI NJERZVE HAKUN ANGAZHOHUNI NE DOBI LARGOHUNI NGA PADREJTESIT PASI ZOTI MADHERISHEM ,KA SHPREHUR QE MESHIREN E KA ME TE MADHE SE URREJTJEN PER ROPET E TIJE ZOTI I DON ROPET E TIJE PASI AI I KRIJOJ POR NUK DON VESET E KEQIJA , RIKONFIRMONI VETEN O NJEREZ ME NDRYSHIM ESENCIAL SIC ZOTI BOTNAVE KA KRIJUAR TE FUNKSIONOJN MESHIRA VLERAT HAKU MESHIRA TOLERANCA SIGURIJA PAQA FALJA HAKU SHPETIMI ,JO URREJTJA JO HAKMARRJA JO VETSHKATRRIMI JO NDESHKIMI KOMENTI BEHET SI PERKUJTIM I MIR NJERZOR QE PAVARSISHT GABIMEVE ZHVILLIMEVE ,SEJCILI PER HATER TE APSOLUTES PER VETEN QARTESIN SIGURIN GJALLERIN ZGJILLJEN SHPRESEN SHPETIM DERI NE PERJETESI TE VLERSOJN RALITETIN NDAHET ME PROBLEMET DHE ORJENTOHET NE ZGJILLJE ASHTU SIC ZOTI BOTNAVE I KRIJOJ TE FUNKSIONOJNE ,SE SKA SHANCE TE ORJENTOJM ZGJILLJE DUKE QEN SI NJEREZ KRIJESA JO KRIJUES NUK FUNKSIONOJN SE NUK KA KRIJIM QE PADREJTESIJA TE KET SUKSES

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *