• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Kosovë/ Autobusi përplaset me trenin e udhëtarëve, humbin jetën 2 persona

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Krushevë e Madhe të Klinës në Kosovë. Në aksident u përfshi një autobus dhe një tren udhëtarësh.  Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën dy persona. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Mjeku kujdestar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës e ka konfirmuar vdekjen e dy të lënduarve në aksidentin që ndodhi në Krushevë”, ka thënë Gashi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *