• |
ide | kryesore

Rama kërkon të shtojë radhët në PS: Mirëpresim edhe ata që kanë qenë kundër nesh

Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama gjatë takimit të zhvilluar në Dibër ka komentuar edhe kaosin ne Kuvend, që sipas tij ndodh vetëm për interesa personale dhe s’kanë të bëjnë fare me opozitën. Rama mes të tjerash ftoi në PS edhe ata që kanë qenë kundërshtar me partinë e tij.

“Nuk dëmtohen personalisht në asnjë formë dhe nuk e humbasin gjumin natën për asnjë hall të askujt ata që marrin peng Parlamentin. Kanë shkuar në Parlament me votën e njerëzve dhe e marrin peng Parlamentin vetëm për interesat e tyre, por nuk dëmtohen nuk i gjen asgjë. Në fund kanë shumë më tepër se ç’kanë shumica dërrmuese e atyre që i kanë votuar. Këtë e them për faktin se fillimi i një ndryshimi të kahjes së mendimit në raport me cilën parti duhet të mbështes dhe fillimi i të parit të partive më një sy më të ftohtë se më parë është diçka pozitive dhe sot është një potencial që duhet ta shfrytëzojmë,. Nuk ka rëndësi nëse dikush ka qenë kundër nesh nga pikëpamja politike, kur ky është i gatshëm të bashkohet me ne, ne duhet ta mirëpresim krahëhapur. Mirë se të vijnë të gjithë. Ka faza të caktuara në rrugën e përbashkët ku njerëzit mendojnë ndryshe dhe ka faza si kjo kur njerëzit janë më të prirur të afrohen dhe për të parë njësoj të njëjtën rrugë për të çuar përpara punët”, tha më tej Rama.



9 Comments

    1. Nderkoh qe pushteti dhe opozita vijojnë show dhe manipulimet , cdo dit vritet mesatarisht nga nje i ri brenda ose jashtë Shqiperie. Sepse ky eshte mallkimi i nje vendi qe politika e ka kthyer parajse per pasurimin e vet, dhe ferr per popullin qe tani vritet dhe per Tik Tok. Krenar qe jam shqipkar

  1. “Në 2013-ën Berisha la pushtetin. Në 2010-ën Rusia kishte nisur konfliktin me Ukrainën. Rusia bëri marrëveshje me Bullgarinë për të kaluar Gazpromin nga Bullgaria, Greqia për të dalë në Itali.

    Këshilli i Europës nuk e pranoi. Topalli kryeparlamentarja me porosi të Berishës shkoi në Dumën ruse dhe në Shën Petërburg u dekorua me medalje nderi”

  2. Ahaha, dmth ketij i kane ikur te vetet dhe tani pret ti vijne ata qe i ka kunder! Sipas llogjikes se ketij ky i ka “mbytur” me te mira ata qe i ka kunder! Mortja qe s’te ha o Edi, ata qe kane ngelur ne Shqiperi jane biznesi i vogel dhe i mesem + te vetepunesuarit, ti me ate taksen qe u vure 23% e humbe edhe kete shtrese! Te pakten fshiju gjobat e interesat bizneseve, se sikur nuk shkon edhe taksa te larta, edhe gjoba edhe kamata! Apo ke oreks te madh, s’mbushet kollaj vriima e asaj qe ke grua, pasi ngeli per buken e gojes ajo dhe e kalonte Ylli Cabiri dore me dore! Ti e rehabilitove kurven, te ngeci o drogaxhi..

  3. E ka hapur aq shume sa e ka shqyer fare. Kushdo hyn ne PS nga injoranti deri tek krimineli. Kjo eshte hapja. Vazhdon e mbush me ushtare, se keshtu i duhen partise, idiote dhe budallenj qe firmosin e zbatojne urdherat. Njelloj si ne kohen e partise punes kur qeveriseshim nga byroja politike, njerez me 4 klase shkolle. Vetem perpara, drejt gremines, sa me shpejt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *