• |
ide | kryesore

Tjetër ‘kthesë’ në hetimin e vrásjes së Pëllumb Metës, në armën e krimit gjenden gjurmët e gishtërinjve të djalit të vogël

Lajme, Të fundit
Pëllumb



Merr tjetër rrjedhë hetimi në lidhje me vrasjen e 50-vjeçarit Pëllumb Meta. Këtë të hënë kanë ardhur rezultatet e analizave nga laboratori i kriminalistikës, në lidhje me gjurmët e gjetura në armën e zjarrit me të cilën u qëllua 50-vjeçari. Nga rezultatet, në pistoletë janë gjetur gjurmët e gishtërinjve të vëllait të vogël, Amarildo Meta.

Prokuroria ka rikthyer në shtëpinë ku ka ndodhur krimi, Hygerta Metën, pasi ajo pretendon se është  autorja e vrasjes të së atit, Pëllumb Meta. Dërgimi i vajzës në shtëpinë ku ndodhi krimi makabër, erdhi si pasojë e dy eksperimenteve që prokuroria do të kryente në tentativë për të zbuluar se kush është autori i vërtetë i ngjarjes dhe cili është roli i secilit bashkëpunëtor.

Policia i ka dërguar në poligon tre fëmijët për të parë nëse dinin të qëllonin. Autori i dyshuar Hysen Meta ka refuzuar të qëllonte. Eksperimenti i dytë lidhet me hapjen e gropës, ku u gjet trupi i pajetë i babait të 4 fëmijëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Shënvlash të Durrësit më 10 shkurt, por u zbulua disa ditë më pas, pasi fëmijët denoncuan në polici, se i ati i tyre ishte zhdukur. Pas vrasjes, ata së bashku me nënën e tyre e groposën trupin e 50-vjeçarit në kasollen pranë banesës.



2 Comments

  1. Se kuptoj që vazhdojnë me eksperimente!!!
    Të katër janë vrasës nga mënyra si po sillen e të katërt të dënohet me burgim të përjetshëm!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *