• |
ide | kryesore

Escobar: Kemi probleme komunikimi me Qeverinë Kurti

Arkiva, Lajme, Të fundit



Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është pyetur nëse SHBA vazhdon ta konsiderojë Qeverinë e Kosovës një partnere. Esocbar ka thënë se partneriteti në mes të SHBA-së dhe Kosovës është partneritet në mes të popujve dhe nuk lidhet me emra të përveçëm.

Escobar e ka konfirmuar se SHBA-ja ka probleme komunikimi me kryeministrin Albin Kurti dhe thotë se ky është problem që Kosova e ka edhe me BE-në, NATO-n, dhe madje edhe shtetet fqinje.

“Partneriteti në mes të SHBA-së dhe Kosovës është partneritet mes njerëzve. S’është partneritet mes njerëzve specifik. Kemi problem në komunikim me qeverinë e kryeministrit Kurti. Dhe nuk është që vetëm ne kemi këtë problem, Kosova ka probleme komunikimi edhe me BE-në, NATO-n dhe vendet fqinje si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.Do të donim që partneriteti të kthehej siç ka qenë më parë”, ka thënë Escobar.

Sa i përket vendimit të BQK-së për dinarin serb, Escobar u shpreh se i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të marrin seriozisht rekomandimet e tyre.

“Ne nuk po e vëmë në diskutim legjitimitetin e vendimit, por zbatimin e tij. Ne kemi nevojë që Qeveria e Kosovës të bashkëpunoj me komunitetin ndërkombëtar që të gjejmë një zgjidhje për këtë vendim që ishte katastrofik”, tha Escobar.



7 Comments

  1. Sa te kesh komunikime me Ramen, mos e caj veshin per Kurtin. Kujt i hyn ne pune Kurti

    qe shpenzoi parate kot duke ua dhene nga 100 euro per vit te ri cdo femije dhe cdo plaku

    nderkohe qe Rama i kurseu ato para per miqte e cmuar. Sepse miqte e mire duhen per kohe

    te veshtire.

  2. Ju nuk keni problem komunikimi, ju keni problem nenshtrimi. Ajo qeveri qe ju tiraneve ju thote “jo”, athere ju krijoni “pranvera arabe” e “revolucione te portokallta” per te permbysur nje qeveri te zgjedhur me vote por qe nuk ju shkon per shtat ju. Demokratike apo jo, shoku Eskokar?!

    1. Po me Vucicin ,ish ministër i propagandës se Miloshevicit dhe me kriminelin Radoicic nuk keni probleme komunikimi ?
      Pse nuk e sanksioni Serbinë per sulmin ne Banjskes , ambasadori i saj ne USA ha e pi me Radoicicin dhe ju e vasalet e tredhur europiane i vene sanksione Kosovës.
      Ik mer frikacak, po shisni ne breke nga Putini.

  3. Murrizi sulmon Bardhin: U ul sot si skuth, si tinëzar negocioi për karrigen. Presin dënimin e Berishës Gazi e gazrat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *