• |
ide | kryesore

I shembet kolona mbi kokë, humb jetën 64-vjeçari në Elbasan

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 64-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Shushicë të Elbasanit. Ndërsa ishte duke punuar në shtëpinë e motrës së tij, një nga kolonat është shembur dhe e ka zënë poshtë.

Si pasojë 64-vjeçari ka humbur jetën, ndërkohë që policia po heton ngjarjen.

Njoftimi:

Më datë 12.03.2024, rreth orës 16:10, në fshatin Shushicë, shtetasi F. F., 64 vjeç, gjatë kohës që ka qenë duke sistemuar disa materiale ndërtimi, në banesën e pabanuar dhe të amortizuar, në pronësi të kunatit të tij (burrit të motrës), është shembur një kolonë e banesës. Si pasojë 64-vjeçari është dëmtuar dhe ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *