• |
ide | kryesore

Berisha komenton për herë të parë marrëveshjen me Ramën në parlament

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar për herë të parë pasditen e kësaj të mërkure marrëveshjen e arritur me mazhorancën në Kuvend. Berisha akuzoi Ramën se është ai që nuk pranon të drejtat kushtetuese që i takojnë opozitës. Megjithatë Berisha nuk komentoi se çfarë kishte përfituar opozita ga akordi me Ramën.

“Këto ditë në parlament është bërë dialog në mënyrë që të drejtat e opozitës të respektohen. Dua të sqaroj juve dhe çdo shqiptar se nuk është opozita ajo që ka shkelur të drejtat kushtetuese, as të vetat, as të kujt tjetër. Është Edi Rama, i cili nuk pranon të respektojë të drejtat kushtetuese.

Në këto rrethana ai ka vetëm një qëllim dhe ky qëllim është që opozita të bojkotojë parlamentin. Sepse, duhet të jemi realistë, në mënyrë makabër ai fitoi më shumë se kushdo tjetër nga bojkoti i parlamentit nga opozita. Mirëpo unë i them sot Edi Ramës këtu para jush dhe në emër tuaj se opozita nuk braktis parlamentin, por opozita do bëjë çdo gjë për të drejtat e saj kushtetuese në parlament dhe kudo.

Prandaj dhe Edi Rama, ti ke frikë dhe tmerr nga komisionet hetimore. Nuk ka forcë në botë që të shpëton prej tyre. Le të vijë kushdo në mbrojtje tënde, ti do përfundosh para atyre komisioneve sepse ke vjedhur këtë komb, këtë vend sa askush tjetër në histori. Edi Rama, ke 25 vite në pushtet, duke vjedhur votën, duke rrëmbyer votën, duke blerë votën. Fundi yt ka ardhur, harroje se do mund të bësh më zgjedhje të tilla” – tha Berisha që bëri sërish apel për mosbindje civile.

“Le të bashkohemi ne në betejë pa kthim, në mosbindje civile në të katër anët e vendit për qeveri teknike, për zgjedhje të lira, për fitoren e opozitës dhe një Shqipëri normale, një Shqipëri të qytetarëve. Një Shqipëri në të cilën liria, dinjiteti i çdo qytetari do garantohen. Ligji do jetë ligj dhe do zbatohen. Një Shqipëri në të cilën me gërshërët e ligjit do pritet çdo lidhje me krimin. Do pritet çdo vjedhje e pasurive publike dhe fondeve publike. Një Shqipëri në të cilën shqiptarët do zgjedhin ata që duan. Do vendosin me votën e tyre për fatin e tyre” – tha Berisha. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Ore mashtrues mos e dridh por thuaj ku ne t’semes e cove revolucionin dhe mos bindjen civile. Thuaj cfare garancie i kerkove per familjen tende dhe cfare te ofroi Rama. Keto duam te dime dhe jo logje kavaje qe na prrallis cdo nate.

  2. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    Duhet të jeni më shumëse idiotë ju 3 komentuesit e parë që akuzoni Doktorin për pazar!

    Biles shumë më keq se idiotët, se edhe më idiotët rilindas e kanë shumë të qartë se Doktori, nuk bën asnjë marrëveshje që cënon nderin dhe dinjitetin e tij, biles vetëm për këtë shkak është në arrest shtëpiak!

      1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

        Mëso njëherë çfarë është dinjiteti dhe pastaj shkruaj, por duhet të jesh shumë antiberishë, të thuash bën pazar kundër demokratëve, se të ishte si thua ti në protestën e 20 marsit nuk do të kishin dalë dhjetra mijë njerëz, biles edhe jo demokratë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *