• |
ide | kryesore

Marrëveshjet PS-PD/ Ambasadori gjerman deklaratë nga Korça: Kënaqësi e madhe të shikojmë këto zhvillime

Lajme, Të fundit



Ambasadori gjerman në Shqipëri Karl Bergner, në një deklaratë për mediat, ka komentuar marrëveshjen mes PS-së dhe PD-së për kthimin e Kuvendit në normalitet.

Bergner shprehet se është kënaqësi e madhe për të që të shikojë të tilla zhvillime. Ai tha se kthimi i jetës normale parlamentare në Shqipëri i ndihmon integrimit të vendit në BE.

1. Duket se në Kuvendin e Shqipërisë po kthehet qetësia pas protestës së opozitës. A kanë meritë ndërkombëtarët për kthimin në normalitet të Kuvendit?

Nuk besoj se është nevoja të theksoj që është një kënaqësi vërtet e madhe që ne shikojmë këto zhvillime të kohëve të fundit lidhur me parlamentin shqiptar e gjithsesi do të shikojmë nesër nëse parlamenti do t’i rikthehet realisht aktivitetit të vet normal, duke folur për përmbajtje, pa qenë nevoja të bojkotohen seancat.

Gjithmonë e kemi theksuar në këto muaj të fundit, që prej se në parlament ka nisur zhvillimet deri diku shqetësuese, sikurse i keni konstatuar. Pra, kemi theksuar që një parlament funksional është një kusht mjaft i rëndësishëm për një sistem demokratik edhe për procesit e integrimit të Shqipërisë në BE.

Për ne është kënaqësi të konstatojmë që këto bisedime që janë zhvilluar midis partive politike në Shqipëri tanimë të shpresojmë që do sjellin zhvillime pozitive sepse ne shpresojmë që ky lloj bashkimi i forcave politike të sjellë një dakordësi në tema të tjera të rëndësishme sikurse është reforma zgjedhore por edhe tema të tjera të rëndësishme për qytetarët shqiptarë.



9 Comments

  1. Vetem nje pyetje do te ishte e vlefshme per ambasaqdorin : Nese kryetarin e nje familje e

    mban peng te arresuar kryetari i familjes tjeter vetem se eshte me i forte per momentin

    cfare marreveshjesh te vlefeshme do te benin keto dy familje, cfare do ti paqetonte keto

    dy familje pervec lirimit te kryetarit te familjes se marre peng.

    A do pranonte ambasador gjerman qe kretari i kryetari i partise ne pushtet te

    arrestonte pa asnje fakt e prove kryetarin e CDU-se ne opozite ? Pse keta zoterinj

    ambasadore dhe shefat e tyre u shqetesuan dhe mbajten qendrim me te drejte per

    burgosjen e Navalnit, nuk shqetesohen e mbajne te njejten qendrim edhe per Navalnin

    shqiptar , liderin e opozites qe mbahet i arrestuar vetem per shkakun se eshte lider i

    opozites e mbi te gjitha sepse eshte lideri shpirteror i opozites.

    1. Pazaret e ndyra si ato te 2008 edhe ky gjermanoluci i quanka sukses te madh. Prandaj thone se po vjen fundi i botes kur bolizohen dhe ambasodorucet e vendeve qe shqiptaret e ndershem i konsideronin si shpresen e vetme. Kenaqesia e leshit o koqe ambasador.

  2. Është shpej për të thënë sukses!! Është shpejt të thuash jam i gëzuar!!
    Këta akoma se kanë kuptuar se kush është Rama që gënjeshtrën e mashtrimin e ka modus vivendi.
    Prit kur të tërhiqet e do hedhi tezën që me non gradën nuk ka bashkëpunim.

    1. Ata e dijne kush eshte Rama por je ti ai qe nuk e ke kuptuar o kok loqe. Ata luajne theater te gjithe bashke sepse duan te zhvarin dhe ta shpopullojne Shqiperine dhe keta politikan ju sherbejne te huajve. Gjermanise dhe Amerikani ate do nje popull kar qe rri dhe beson ne Endrrat Perendimore te Dhjerokracise

  3. Po Ju pse nuk merni rolin e albitrit ne kete mareveshje, por dhe te tregoni integritetin gjerman ne zbatimin e saj, dhe jo lavirllekun e Lu-se dhe Kim qe e hengren opoziten ne bese. Sot Shqiperia eshte ne diten me te zeze persa i takon rruges se saj demokratike , eshte ne autokraci, korrupsion galopant dhe padrejtesi. Ndaj ky vend po boshatiset pasi Ju renuat dhe shpresen tek shqiptaret.

    1. Po ata te Kane RRENUAR ne Shekuj ty qe me pushtimet dhe masakrat ne Kohen e Hitlerit dhe ti si kar qe je pret nga pushtuesi🤣🤣🤣🤣🤣

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *