• |
ide | kryesore

Disa të shoqëruar për vrasjen e Bejtjas, makina e autorëve ishte vjedhur në Shkodër

Arkiva, Lajme, Të fundit



Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin e regjistruar pasditen e djeshme në Fushë-Krujë ku mbeti i vrarë ish-polici i burgjeve, Gentjan Bejtja. Mësohet se gjatë natës janë bërë kontrolle banesash dhe shoqërime të personave me precedentë kriminalë në zonë.

Gjithashtu është raportuar se në vendngjarje janë gjetur rreth 50 gëzhoja kallashnikovi ku nga këto plumba 30 e kanë kapur në trup dhe fytyrë viktimën. Pas ngjarjes së rëndë u gjet një makinë e djegur tip “Land Rover” dhe targat e saj të cilat rezultojnë të jenë vjedhur në Shkodër në gusht të 2023-it.

Në momentin e atentatit që i mori jetën, në banesë ndodhej vetëm gruaja e tij. Pas këtij atentati, i cili ishte i treti, Bejtja tentoi që të largohej nga vendi, duke kërkuar edhe azil në Norvegji dhe Suedi, por nuk ia kanë miratuar.

Gentian Bejtja u ekzekutua ditën e djeshme në banesën e tij. Ai ishte një emër i njohur për drejtësinë dhe ishte i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda. Në 9 janar të vitit 2022, Gentian Bejtja ish-polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka i cili ndodhej me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *