• |
ide | kryesore

Ministria ruse: 383 mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova në Ukrainë

Lajme, Të fundit



13.387 mercenarë të huaj po marrin pjesë në luftën në Ukrainë sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes që prej 24 shkurtit të vitit 2022. Sipas medias së huaj, në një njoftim zyrtar të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme ruse përmes një grupi Telegram, përmendet se nga numri i përgjithshëm i mercenarëve të vdekur është 5962.

Në listë, Rusia ka përfshirë edhe Shqipërinë dhe Kosovën me 192 dhe 191 mercenarë që pretendohet se kanë shkuar për të luftuar në krah të Ukrainës.

Sipas këtyre shifrave, thuhet se 84 mercenarë nga Kosova tashmë janë vrarë në këto luftime, kurse nga Shqipëria 87. Nga vendet e rajonit, sipas këtyre pretendimeve, Bosnja e Hercegovina ka kontribuuar me 207 mercenarë, nga të cilët 90 mendohet se janë vrarë.

Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se edhe nga ShBA-ja kanë shkuar 1113 mercenarë, ku kanë mbetur të vrarë 491. Britania e Madhe, sipas listës ka kontribuuar me 822 luftëtarë, ku 360 janë eliminuar.

Në listën e publikuar nga kjo ministri, thuhet se ka mercenarë edhe  nga vende si Rumania, Gjermania e vende tjera evropiane, amerikane, aziatike, afrikane e australiane.

Vlen të theksohet se edhe Serbia është përfshirë në këtë listë, por me vetëm një mercenar, i cili ende nuk është vrarë. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, sipas Kompas.com, tha se ky informacion duhet të hetohet më tej në lidhje me këtë listë.



11 Comments

  1. Shqiptarë mund të jenë nja 5 vetë që ndodhen atje sepse janë martuar me ukrainase dhe janë mobilizuar në ushtri.
    Por ka ukrainas me origjinë shqiptare nga Odesa që dhe ata janë të mobilizuar dhe njëri është vrarë në luftë.
    U bë ceremoni me dy flamuj, atë ukrainas dhe atë shqiptar.

    1. Dërra rusë lëkurëtrashë…
      Sido që të jetë situata….
      Rusët janë binj kurvash…
      Edhe rameshurra me haremin e tijë njesojë bushtra bolshevikësh.

  2. Fjala “mercenarë” në luftë, përdoret për ushtarë të paguar.
    Pra që nga ky cilësim që ka bërë propoganda mashtruese ruse, kuptohet se kemi të bëjmë me një gënjeshtër të trashë.
    Nuk besoj që të ketë në botë gjithato budallej që për të fituar para, shkojnë të vriten në Ukrainë nga rusët.
    Është e vërtetë që ka të tillë vullnetarë që janë të gatshëm të rrezikojnë jetën e tyre e të luftojnë në një vend të huaj për qëllime humane për të ndihuar popullin martir ukrainas, pasi e kanë pësuar vetë nga luftëra të tilla ama jo për para si “mercenarë”.
    Nëse do të ishin “vrasës me pagesë”, “mercenarë” siç i quan qeveria ruse, numuri i të vrarëve do të ishte shumë më i vogël pasi ata janë më të stërvitur se ushtritë e rregullta, e këtë e dëshmuan repartet e Prigozhinit.
    E pashë tabelën e “mercenarëve” që kishte formuluar ministria e jashtëme ruse me numura “të sakta” të atyre që kanë shkuar në Ukrainë e që qenkan vrarë e që vinin nga gjithë bota. Pothuajse nga cilido vend që kishin ardhur “mercenarët” gjysma e tyre qenkan identifikuar nga rusët si të vrarë.
    Që të realizohej kjo, Rusisë do ti duhej të krijojë një ushtri me mijra njerëz të stërvitur nga shërbimet e fshehta, që të identifikojnë “mercenarët” e vrarë e ata të gjallë në të gjithë teritoret e frontet e luftës në Ukrainë.
    Nuk më çudit që rusët të gënjejnë në këtë mënyrë për të akuzuar gjithë botën se qenka angazhuar me para nga NATO, për të mbrojtur Ukrainën, ajo që më çudit , është se pse botohen në Shqipëri e gjetke nëpër media të tilla propoganda idiote. ruse, pasi në çdo vend të botës ka budallej që i besojnë marrëzive..

  3. Duan të bëjnë lajm kur i botojnë ngaqë në Shqiperi për fat të keq ka shumë filorus e filoserb 07:49!!! Fatkeqësisht!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *