• |
ide | kryesore

SPAK i komunikoi akuzën, Beqaj: Prokurori nuk hetoi plotësisht, janë kursyer para

Lajme, Të fundit
Beqaj-SPAK, sterilizimi



Ish-ministri i shëndetësisë,  Ilir Beqaj ka folur për mediat pas komunikimit të akuzës ‘shpërdorimi të detyrës’ nga SPAK. Beqaj është zyrtarisht nën akuzë nga SPAK, ndërsa 8 të pandehurve të tjerë iu komunikua akuza të premten e 15 marsit.

“Përfundoi hetimi dhe u mora si i pandehur për shpërdorim detyre, në bashkëpunim. SPAK duhet ta kishte nisur vlerësimin e punës time me përmbushjen e ligjit dhe kushtetues, pasi garantimin e kujdesit shëndetësor nga veriu jug për qytetarët, e kam pasur detyrim dhe mision. Të përdorësh me efiçensë fondet, është detyrë. Prokuroria në 50 muaj nuk ia doli të hetojë procesin e sterilizimit, uljen e ditëve të përdorimit të antibiotikut në spital. Janë kursyer para.

SPAK nuk e mori fare mundimin që të hetonte këtë gjë. Kisha detyrim që ta vë në punë sterilizimin. Shqiptarët janë operuar në kushte të sigurta. Prokurorët nuk ishin në gjendje që të bënin dy vlerësime, vlera e parasë dhe si është materializuar ndarja publik-shqiptar. Ua dhamë me koncesion Sterilizimin që t’u shërbenim më mirë shqiptarëve. Të vërtetën time do ta përballoj në gjykatë ku do dalë e vërteta e përfitimit që ka përfituar çdo shqiptar.”, tha Beqaj pasi doli nga SPAK.



5 Comments

  1. SPAK eshte per “Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin”

    Sshperdorimi i detyres eshte Qoke.

    Dero tani vetem qoka ka bere.

  2. Hetimi me kot qe eshte kryer. Akuza nuk ka bere asnje akt ekspertimi financiar qe pse paska dem, eshte bazuar se cfare thone ato tipat e nismes thurje. Po ku ngrihet akuze pa akt ekspertimi??? Gjyqtari i seances paraprake duhet ta ktheje dosjen per veprime hetimore shtese. E di si me duket se dikujt i eshte prishur biznesi qe ne sallat e operacionit ne QSUT, per shkak se jane te sterilizuara ne kohe rekord, behen edhe nga 10 nderhyrje ne dite. Ne 2012- 2013 ministri Kosova mbylli gati gjysmen e sallave se perhapnin infeksione dhe kuptohet puna shkoi te spitalet private. Pra prokuroria kujdes me akuzat kot. Behet fjale per shendetin e njerezve. Kur ju semureni shkoni ne QSUT apo ne spitale private???

  3. SPAKU mbaroi perfundimisht.
    Bashke me kapakun qe i vune zhvatjes qindra milione euroshe te Edi Beqes, shkrihen dhe iluzionet e idioteve dhe kaqoleve se e ashtuquajtura drejtesi e re me ndihmen e amerikaneve me ne fund do ta shpetoje Shqiperine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *