• |
ide | kryesore

Europa League ‘i prish’ fundjavën e derbit Milanos: Milan-Inter drejt spostimit të hënën në 22 prill

Sport
Inter



Nëntë javë nga fundi i kampionatit, me shanse të shkëlqyera për të fituar titullin, Inter kryeson renditjen me 14 pikë përpara Milanit të vendit të dytë. E, sipas shifrave aktuale, derbi i planifikuar për javën e 33-të mund të jetë ndeshja vendimtare për mbylljen e llogarive. Nëse dy skuadrat arrijnë në përplasje me këtë diferencë ( se me maksimumi 13 pikë, jo më pak) derbi mund t’u jepte zikaltërve titullin dhe yllin e dytë.

Megjithatë, tani është çështja të kuptohet se kur do të luhet Milan-Inter. Një çështje delikate, sepse menjëherë para derbit kuqezinjtë do të përfshihen në ndeshjen kundër Romës, e vlefshme për kthimin e çerekfinales së Europa League. Ndeshja do të luhet në Olimpico të enjten më 18 prill në orën 21:00: për këtë arsye po shqyrtohet mundësia që derbi i Milanos të zhvendoset për të hënën më 22 prill. Në këtë mënyrë kuqezinjtë nuk do të detyroheshin të luanin dy ndeshje në hapësirën prej pak më shumë se 48 orësh.

Lexo më tejInter nuk e kishte ‘studiuar’ Oblak: video që tregon mungesën e përgatitjes së zikaltërve

Komunikimi zyrtar nga Lega Serie A për caktimin e ndeshjeve nga java e 33-të do të mbërrijë nesër. Për momentin e vetmja gjë që mund të thuhet, është se po shkohet drejt shtyrjes së ndeshjes për të hënën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *