• |
ide | kryesore

Nis në Britaninë e Madhe gjyqi i Berishës kundër shpalljes “non grata”

Arkiva, Lajme, Të fundit
non grata



Nis në Britaninë e Madhe procesi gjyqësor i iniciuar nga ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha kundër shpalljes “non grata” nga Ministria e Brendshme në 22 korrik të vitit 2022. Mediat londineze njoftuan këtë të martë se padia e Berishës është bërë ndaj Sekretares së Brendshme të asaj kohe, Priti Patel që ndaloi hyrjen e tij në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të akuzave për lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Mbretëria e Bashkuar ndoqi të njëjtat hapa si SHBA që i ndaluan hyrjen Berishës në vitin 2021. Mediat britanike shkruajnë se kjo është sfida e parë ligjore ndaj një vendimi të Sekretarit të Brendshëm për përjashtimin e një politikani të “një shteti të huaj mik” nga Mbretëria e Bashkuar. Berisha deklaron se akuzat ndaj tij për lidhje me kriminalitetin dhe korrupsionin janë të pavërteta.

Çështja po shqyrtohet nga Komisioni Special i Apelimit të Emigracionit (SIAC) të Mbretërisë së Bashkuar. Mediat britanike shkruajnë se Berisha pretendon se kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, kishte dijeni paraprakisht për urdhrin e përjashtimit dhe e kishte përmendur atë në Kuvend, edhe para se ai vetë të ishte njoftuar për vendimin e Sekretarit të Brendshëm.

Ky fakt sipas, avokatëve mbrojtës të Berishës ngre pikëpyetje në lidhje me procesin e ndjekur në vendimmarrjen e ndalimit të tij nga Mbretëria e Bashkuar. Ekipi mbrojtës ligjor i Berishës përbëhet nga kompania “Fergus Randolph KC” që drejtohet nga Kartik Mittal, partner në firmën me bazë në Londër. Seanca pritet të zgjasë 4 ditë dhe pritet të mbyllet brenda kësaj jave.

Duke komentuar rastin, avokati Kartik Mittal, tha: “Ky është një rast i jashtëzakonshëm ku një lider opozitar i një vendi tjetër evropian i është nënshtruar një urdhri përjashtimi në bazë të akuzave të thjeshta të nxjerra kryesisht nga burime të mediave të huaja me pavarësi të dyshimtë editoriale. Berisha nuk ka qenë kurrë i dënuar për ndonjë vepër penale në Shqipëri dhe mohon me forcë të jetë përfshirë në aktivitete kriminale korruptive” – tha ai.

Ndërsa një zëdhënës i ministrisë së Brendshme tha: “Prioriteti i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar mbetet ruajtja e sigurisë së Mbretërisë së Bashkuar, duke promovuar sigurinë, prosperitetin dhe sundimin e ligjit në mbarë botën. Mbretëria e Bashkuar ka qenë një partner afatgjatë për Shqipërinë në mbrojtjen e llogaridhënies dhe veprimit kundër kriminalitetit dhe korrupsionit. Do të ishte e papërshtatshme të komentohej më tej ndërkohë që procedurat ligjore janë në vazhdim” – thuhej në reagim.

Berisha ka njoftuar se ka bërë padi në gjykatat franceze edhe për shpalljen non grata nga SHBA, por nga ajo kohë nuk ka më të dhëna për gjendjen e procesit. Ai ndodhet në arrest shtëpiak që prej dhjetorit 2023. Ndaj tij ka një hetim në vazhdim për korrupsion. ©LAPSI.al



15 Comments

    1. Po pra, na e mbushe menjen. Dmth « te dy njesoj jane ». Nuk jane njesoj o shoku Luan.

      Ai beri Shqiperine asfalt cep me cep kurse ky i futi gjithe leket ne xhep duke ne hipnotizuar me projekte 3 D ne letra e me inceneratore fantazma.

  1. kot lodhet ky, per te eshte nje situate humbje humbje:
    opsioni 1 – fiton gjygjin sepse nuk ka qene ndonjehere i denuar dhe “drejtesia e re” e e denon qe te justifikoje vendimin e anglezeve
    opsioni 2 – humbet gjygjin, ngelet non-grata

    1. Bëhuni të gjitha bashkë mazokisto- patronazhiste gojëspermë dhe pompiste….
      Dhe pirdhni koqet e Dr. Berishës.
      Ptuuu kriesa të pështira.

  2. Edhe pse SHBA dh Britania e Madhe ne nje rast te pashembullt kane perdorur autoritetin

    dhe fuqine e tyre per te demtuar liderin e opozites se vendit me proamerikan dhe me

    properendimor , nje lider qe ishte aleati i tyre me i ngushte ne te gjitha vendet ishkomuniste

    nje lider qe me shume se askush tjeter beri qe vokacionin perendimor te shqiptareve ta

    shnderronte ne nje maredhenie te insitucionalizuar, prapeseprape ky gjyq eshte nje tregues

    dhe nje deshmi madheshtore e demokracise se atyre shteteve.

  3. ky rrota e karit te vucidolit eshte shume qesharak Le te harxhoje ca pare se te vjedhura i ka Le ti mbaje me shpresa ca dite goje spermat qe i vine nga mbas

    1. Po pse eshte qesharak? Apo se ja thote hajdutlleqet ne sy. « Qesharake » ishte edhe ajo gazetarja sot qe i beri pyetje qe si pelqeu diktatorit? Sa shume robqire komuniste paska pasur ky vend mer ja qifsha robt sufllaqeve?!

  4. Një gjë është për t’u vlerësuar.
    Sistemi demokratik gjyqësor Britanik!!!
    Të jep mundësinë e përballjes dhe një gjykimi korrekt jo vetëm për Berishën që është figurë e njohur politike por për çdo person që ndodhet në atje ilegalisht të kërkojë të mos t’a dëbojnë!!!

      1. Armiku i popullit
        Ne shqiperi korupsjoni esht masiv dhe i cilesis se larte
        Ne shqiperi korupsjoni hajdutlleku badakshilluku dhe lufta e klasave per pushtet esht karasstrofike
        Pushtetaret dhe xhambazet e politikes se shqiperis jane mjeshtra te hipokrizis dhe babesis grikese te ekonomise se shqipetareve
        Populli shqipetar duhet te badhkohet te vihet njesh kollone per te mbrojte te drejten e tire
        Rrevulicjoni popullor duhet te ngrihet nga populli dhe te drejtojet nga populli
        Po te jete vetem nje politiksn nga keta we jane
        Me mire te mos e mare mundimin
        I tjone nje dru e shtrember prish te gjithe baren
        Pra dhe nje politikan shqipetar prish gjithe rrevulicjonin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *