• |
ide | kryesore

Vuçiç uron Putin për fitoren dhe nuk harron t’i ankohet për Kosovën

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vuçiç



Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç uroi homologun e tij rus, Vladimir Putin për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Vuçiç ka thënë të martën se letrën e urimit për Putinin ia ka dorëzuar ambasadorit rus në Beograd, Alexander Bocan Harchenko.

“Në të, përveç se i kam uruar fitoren, i kam sqaruar edhe peshën e situatës me të cilët po përballen serbët në Kosovë dhe Metohi, sfidat e mëdha politike me të cilat përballet Serbia, dhe e kam falënderuar Rusinë për mbështetjen e saj për integritetin territorial të Serbisë”, shkroi Vuçiç në Instagram.

Presidenti i Serbisë ka folur me ambasadorin rus dy ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve treditore presidenciale në Rusi, të cilat i ka fituar Putini.

Perëndimi ka thënë se nuk i konsideron këto zgjedhje, as të lira, as të drejta.

Lexo më tej: Mandati i pestë i Putinit ishte i parashikueshëm, por çfarë vjen më pas? 

Autoritetet e Serbisë e kanë dërguar në Rusi një delegacion vëzhguesish për të parë prej afër procesin zgjedhor.

Serbia është një prej vendeve të pakta evropiane që nuk i ka vënë sanksione Rusisë për nisjen e luftës në Ukrainën fqinje, më 2022.

Beogradi zyrtar mbështetet në ndihmën e Rusisë në organizata ndërkombëtare dhe mekanizma tjerë, kur është fjala për mosnjohjen e shtetësisë së Kosovës.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, mirëpo dialogon me Prishtinën zyrtare, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, në Bruksel qysh më 2011.

Palët kanë arritur disa marrëveshje, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve, por jo të gjitha janë zbatuar. /REL



3 Comments

  1. Un se kuptoj pse BE dhe USA vadhojn te mbeshtesin ropqirin Vucici qe kercenon dit per dit per psuhtim te Kosoves. Nuk e kuptoj me te vertet. Nje gabim i rend strategjik qe ka per tu kushtuar shum ne te ardhmen. Akoma nuk e kan kuptuar qe serbet skan marr vesh kurr me te mir ne historin e tyre. Kutpojn dhe respektojn vetem forcen dhe dhunen. Duhet tua qish mamat qe te te thon baba.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *