• |
ide | kryesore

Projekti i dhëndrit të Trump në Shqipëri, Tabaku: Përse nuk bëhen gara të hapura për investimet e huaja?

Lajme, Të fundit



Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në seancën e sotme plenare ka komentuar në lidhje me projektin e dhëndrit të Trump, Kushner në Shqipëri. Tabaku u shpreh se nuk është kundër investimeve të huaja në vendin tonë.

Ajo gjithashtu foli edhe për Portin e Durrësit ku theksoi se ishte thënë se do të bëhet pa marrë asnjë para nga buxheti i shtetit. Deputetja demokrat shtoi se duhet të bëhet një garë e hapur për investimet e huaja.

“Këtu janë bërë ligje jo në favor të qytetarëve. Një nga ligjet është ai për Portin e Durrësit, që u tha se asnjë para nuk do të dalë nga buxheti. Ligji për zonat e mbrojtura bën që në këto zona të ketë ndërtime. Është skandal fakti që ndërtohet në zonat e mbrojtura. Tani del lajmi se në Sazan do të ndërtojë një sipërmarrës serioz. Duhet të bëhej garë për kompaninë që merr përsipër të ndërtojë në Sazan dhe jo të bëhet fakt direkt në parlament.

Turizmi të zhvillohet, por zhvillimi duhet të vijë në mënyrë graduale. Përse nuk bëhen gara të hapura për investimet e huaja? Çdo ligj që miratohet në parlament duhet të ketë frymën e ligjeve që miratohen edhe në Kuvendet e vendeve që janë pjesë e Bashkimit Europian. Qeveria harxhon më shumë kohë në SPAK se në zyrat e saj. Nuk mund të flasin për luftë ndaj korrupsionit ata që ndodhen sot në dyert e SPAK-ut”, u shpreh Tabaku.



5 Comments

  1. gazeta amerikane ‘New York Post’ në lidhje me projektet e reja që Kushner ka në Shqipëri dhe Serbi.

    Projekti më ambicioz i Kushner është shndërrimi i ishullit të Sazanit në një resort turistik luksoz të markës Aman.

    “Aftësia për të zhvilluar 3 milje vijë bregdetare të bukur dhe një ishull 566 hektarësh në mes të zemrës së Mesdheut është unike,” tha Kushner.

    “Uji është blu kristal si Maldivet. Është e bukur. Plazhet janë të pabesueshme dhe është vetëm një nga këto vende të veçanta”Ke mare ndonje leje tjeter ndertimi ti tabakHone

  2. Pse nuk flet per kullat qe po i marin frymen Tiranes nga parate e pista o baxhelle. Te pakten leket e Kushner dihet nga vijne pamvaresisht servilosjes se pushtetit qe kerkon te haje me te dy krahet e politikes amerikane

    1. O idiot i dobishem, kujton se shqiptaret fitojne ndonje gje nga pazaret qe ben Sulltani yt me matrapazet e botes??

  3. Kushner deklaroi dje ne interviste qe Gaza eshre toke e mire per Izraekitet te investojne dhe Palestinezet duhet te ikin refigjate dhe mos kthehen me. Ky psikopat fhe pleher bashke me cifutet e tjere Zionost duan ti bejne Shqiptareve genocid me ane te Rames qe po e Shpopullon me emigrim Shqiperine dhe keta ta marrin per vete gjithe Shqiperine. Ngrihuni dhe Zhdukeni kete qeveri Cifuto Sorrosiane qe ju sherben Zionistave Cifuto Amerikan. Ate qe se bene te tjeret me lufte keta duan ta bejne me ndyresi dhe tradheti. Tipik mbetje toksike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *