• |
ide | kryesore

Kurti publikon pamjet, ushtria serbe pranë kufirit me Kosovën: Jemi duke vëzhguar me kujdes

Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme, njësi të specializuara të ushtrisë serbe janë parë vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën, në afërsi të fshatit Banjë të Zubin Potokut. Kurti ka publikuar një video, dhe ka thënë se lëvizje të ngjashme janë regjistruar edhe në fshatin Oslare të Bujanovcit, në afërsi të kufirit me Kosovën. Ai theksoi se janë duke u vëzhguar me kujdes nese këto forca do të përpiqen ta kalojnë kufirin dhe shtoi se edhe ky afrim i automjeteve të tyre ushtarake nuk është normal.

“Jemi të vetëdijshëm se Forcat e Armatosura të Serbisë janë duke realizuar stërvitjet e rregullta dhe ato janë duke i përdorur si pretekst për të shkaktuar provokime të qëllimshme në afërsi të kufirit me Kosovën”, tha Kurti.

REAGIMI I PLOTË I KURTIT:

Ditë më parë, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kërcënoi publikisht Kosovën, duke thënë se “Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzoj mundësinë për të vepruar”. Sot gjatë ditës, njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën, në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut. Lëvizje të ngjashme janë regjistruar edhe në fshatin Oslare të Bujanovcit, në afërsi të kufirit me Kosovën.

Jemi të vetëdijshëm se Forcat e Armatosura të Serbisë janë duke realizuar stërvitjet e rregullta dhe ato janë duke i përdorur si pretekst për të shkaktuar provokime të qëllimshme në afërsi të kufirit me Kosovën. Jemi duke vëzhguar me kujdes se a do të përpiqen ta kalojnë kufirin, gjersa edhe ky afrim i automjeteve të tyre ushtarake nuk është normal.



3 Comments

  1. Se ca dreqin ishte ai postim ne 12 te nates?!?!
    Ishte ca si ajo deklarata e Ylli Bufit qe na mbetur vetem 1 jave buke…
    Albini per fat te keq ma mbush mendjen qe nuk mbush shume

  2. kolonite nuk behen kurre por nuk shpetuan nga zgjedha

    vari karin kosoves dhe shqiperise dhe deleve te evropes

    ju qifte sorrrosi fisin koloni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *