• |
ide | kryesore

Në kërkim për tentative vrasje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 30-vjeçari në Dibër

Lajme, Të fundit



Një 30-vjeçar është arrestuar në Dibër, pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Në pranga është vënë Ardit Aldedaj (Begu).

30-vjeçari në qershor të vitit 2023, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë një person.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Dibër

Ishte në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Armbajtja pa leje”, ndalohet nga Policia 30-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Dibër, bënë ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për ndalimin e shtetasit A.A (B), 30 vjeç, banues në Peshkopi, e cila kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Armbajtja pa leje”.

Ky shtetas, në qershor të vitit 2023, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë shtetasin S.A.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *