• |
ide | kryesore

Berisha: Rama i lidhur me krimin, pasojat e drogës shihen te rënia e eksporteve dhe çmimet e larta të apartamenteve

Lajme, Të fundit
Berisha



Në tubimin e përditshmë poshtë shtëpisë së tij, ish-kryeministri Sali Berisha tha se Rama u bë i famshëm për lidhjet e tij me krimin dhe se pasojat e kanabizimit të vendit shihen në rënien e eksporteve dhe te çmimet e larta të apartamenteve.

“Miqtë e mi, droga është një helm i tmerrshëm jo vetëm për shëndetin e njeriut, por është një helm i tmerrshëm për qytetarët, për shoqërinë.

Do ju jap vetëm dy shembuj për pasojat e tmerrshme të drogës së Edi Ramës. Dje u njoftua se eksportet nga Shqipëria në muajin shkurt ishin 16 përqind më pak se sa një muaj më parë.

A e dini se çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se sektori numër 1 i punësimit në Shqipëri, që janë eksportet, detyrohet të shkurtojë 16 % të të punësuarve. 16 % vende pune më pak.

Po pse kjo?  Sepse droga zëvendësoi në këtë vend euron me narkoeuron. Sepse droga e uli në nivele katastrofale shkëmbimin e euros me lekun dhe bëri që sipërmarrjet e eksportit të falimentojnë njëra pas tjetrës, të largohen nga Shqipëria.

Dhe kjo vetëm e vetëm se narkoeurot vranë me kursin e këmbimit me lekun, sipërmarrjet e tyre. Po droga, një efekt tjetër të tmerrshëm. Hidhni sytë te kulla, monumente të drogës dhe korrupsionit.

A e dini miq se në Tiranë janë çmimet më të larta të apartamenteve në Europë pas Mynihut dhe Parisit?

Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se asnjë i ri shqiptar nuk mund të ndërtojë, sado i aftë të jetë, ëndrrën e tij, folenë e tij në Tiranë.

I duhet të punojë, 60-80 gjer 100 vite për të blerë një apartament sepse droga dhe narkoeurot i mbajnë çmimet në stratosferë. Këto janë rezultatet që prekin pra vendin e punës. Prekin të ardhmen e çdo qytetari shqiptar.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *