• |
ide | kryesore

Forcat izraelite hapin zjarr ndaj të uriturve që kërkonin ndihma në Gaza, 19 të vràrë

Lajme, Planet



Zyrtarët në Gaza thanë sot se të paktën 19 palestinezë janë vrarë nga ushtria izraelite, e cila hapi zjarr ndaj civilëve që prisnin për ndihma në jug të qytetit të Gazës.

“Pushtuesit izraelitë kanë vrarë 19 njerëz dhe kanë plagosur 23 civilë të tjerë mes qindra qytetarëve që prisnin për miell dhe ndihma pranë rreth-rrotullimit Al-Kuwait,” tha zyra e medias në Gaza në deklaratën e të shtunës.

Ajo shtonte se tanket dhe ushtria izraelite kishin hapur zjarr me mitralozë “ndaj njerëzve të uritur që prisnin për thasë mielli dhe ndihma në një vendndodhje që nuk përbënte asnjë rrezik për pushtuesit”.

Mahmud Basal, zëdhënës i mbrojtjes civile në Gaza, tha se kishte pasur “zjarr të rëndë ndaj civilëve” ndërsa viktimat ishin transportuar në spitalin e zonës Ahli Arab. Por teksa shëndetësia në Gaza është thuajse e shkatërruar, shumë paciente po trajtoheshin në qiell të hapur.

“Disa kishin plagë të rënda, është një realitet tragjik,” shtoi ai, sipas rrjetit të Katarit Al Jaseera.

Dëshmitari Alaa al-Khudary, tha për Al Jazeera se forcat izraelite qëlluan ndaj turmës, duke lënë “shumë të vdekur” dhe të tjerë të plagosur, teksa ata tentonin të gjenin diçka për të ngrënë për fëmjët e tyre.

Më shumë se gjysma e palestinezëve në Gaza po provojnë “uri të rëndë” teksa muajin që vjen kriza e urisë pritet të përhapet në të gjithë territorin nëse nuk ka ndërhyrje, paralajmëronin sot Kombet e Bashkuara.

Më 29 shkurt në një episod të ngjashëm tragjedie që njihet tashmë si “Masakra e miellit” 118 njerez u vranë dhe 760 u plagosën teksa prisnin për ndihmë në jug të Gazës, tha ministria palestineze e shëndetësisë.

Gazetari i Al Jazeera, Tareq Abu Azzoum, duke raportuar nga Rafah, tha se këto vrasje janë “pjesë e një politike të qartë e sistematike që Izraeli po përdor muajt e fundit”.

Ai shtonte se njerëzit në Gaza, megjithë rreziqet, vazhdojnë të presin për karvanët, “të uritur e te dehidratuar, pasi duan të kthehen te familjet e tyre me diçka për të thyer agjërimin”.



5 Comments

  1. Po predikuesit dhe mbrojtesit e islamit ku jane, Arabia Saudite, Katari, Turqia etj? Pse nuk i mbrojne vellezerit palestineze?! A ekziston vertete islami thua?

    1. Amerika eshte pjesmarrese ne kete Genocid dhe spastrim etnik te ndermar nga CiMuterit ne Izrahell. Kolonia Hale Shqiperi e quan veten mbeshtetes te padronit te saj por se Shpejti Xhaxhi Putini do ja Shkerdhej rrobte te dyve

      1. Ti i pari ha mut, putini do ta hajë më vonë siç po e hanë palestinezët me hamasin terrorist të nxitur nga putana!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *