• |
ide | kryesore

Komandanti i FSK-së, vizitë zyrtare në SHBA

Arkiva, Lajme, Të fundit
Komandanti i FSK-së, vizitë zyrtare në SHBA



Me ftesë të komandantit të Gardës Kombëtare të Ajouës, gjeneralmajor Stephen Osborn, komandanti i FSK-së, gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe delegacioni i tij po qëndrojnë në vizitë zyrtare në Ajoua, SHBA.

Në ditën e parë të vizitës, gjenerali Osborn priti në takim dypalësh gjeneral Jasharin ku u diskutua për aktivitetet e përbashkëta në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror mes dy forcave si dhe synimet për avancimin e aktiviteteve bazuar në planin afatmesëm të bashkëpunimit. Të dy gjeneralët u pajtuan të zhvillojnë më tej programin në fushat e manovrës, logjistikës, kibernetikës, mjekësisë si dhe zhvillimit të korit të nënoficerëve.

“Po ashtu gjatë kësaj vizite u realizuan edhe disa sesione të prezantimeve për rekrutimin dhe zhvillimin e kapaciteteve njerëzore, mbi gatishmërinë si dhe modernizimin. Të dy delegacionet patën mundësi të shkëmbejnë përvoja dhe praktika nga të dy vendet përkatëse”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit, në ditën e dytë të vizitës së tij gjeneral Jashari dhe delegacioni i tij u pritën nga zëvendësguvernatori i Ajouës, Adam Gregg. Gjatë takimit gjeneral Jashari falënderoi Gregg për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i Ajouës po jep për Kosovën në përgjithësi dhe FSK-në në veçanti.

Jashari e informoi atë për arritjet e FSK-së, dhe rrugën përpara në zhvillimin e kapaciteteve të reja. Zëvendësguvernatori u shpreh i kënaqur me nivelin e bashkëpunimit dhe të arriturat si dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar më tej në thellimin e bashkëpunimit në nivel sa më të lartë.

“Delegacioni i FSK-së, ka vizituar edhe Konsullatën e Kosovës në Ajoua, ku u pritën nga Sekretari i Parë i Konsullatës, Fatmir Rrahmanaj. Ai prezantoi punën e konsullatës dhe angazhimin e tyre në koordinimin dhe sinkronizimin e aktiviteteve të përbashkëta në fushën e mbrojtjes dhe të diplomacisë”, thuhet në njoftim.



1 Comment

  1. Jam kurioz çfare kriteri gjuhesor keni perdorur: ne nje ane keni shkruar emrin e shtetit amerikan sikurse shqiptohet “Ajouës” dhe nga ana tjeter, emri i personit Stephen Osborn, e keni bere, sikurse shkruhet ne anglisht…Misteret e injorances gjuhesore kosovarçe..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *