• |
ide | kryesore

Rrahja brutale e të riut në Korçë, ende asnjë i arrestuar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Katër dhunuesit që rrahën barbarisht një ditë më parë 30-vjeçarin Ramadan Hasani nuk janë kapur ende nga policia.

Spartak Selimi, Kristi Selimi, Marsel Xhakollari dhe Erion Gura pasi kanë goditur me shkopinj bejsbolli dhe leva hekuri 30 vjeçarin brenda një servisi në një lagje periferike të qytetit të Korçës ja kane dale të largohen në drejtim të paditur edhe për policinë lokale e cila i ka shpallur në kërkim.

Për këtë arsye uniformat blu kanë ngritur postblloqe në gjithë hyrje daljet në qytetin më të madh të juglindjes së vendit ndërkohë që zyrtarisht janë njoftuar edhe pikat e kalimit kufitar.

Gjatë këtyre orëve policia ka marrë në pyetje shumë persona përfshi dhe familjarët e agresorëve dhe të dëmtuarit për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarje si dhe asaj çfarë ka ndodhur në 14 Shkurt të këtij viti mes Ramadan Hasanit dhe Spartak Selimit.

Gjithashtu policia ka negociuar me familjarët për të mësuar për të mësuar për vendndodhjen e tyre por ende nuk kanë mundur t’i vendosin nën pranga.



2 Comments

  1. Po perse ti arrestoje ata policia e Korçes… plagosje e lehte do jete (madje per vetmbrojrje 😃)… Ne keto dite kur sukseset e qeverisjes se “rilindasve” ne fushen e sigurise kurorezohen çdo dite me plagosje ose vrasje me arme zjarri rrahja nuk perben problem … e ne keto kushte ku po kaq e sukseshme shfaqet qeveri ne fushen e sigurise publike , po kaq e “sukseshme “eahte edhe ne shendetsi , arsim ,mbeshtetjen sociale.Tani qe Bosnje- Hercegovines ju hapen negociatat qe tregon se B E ka vemendje te shtuar ndaj vendeve te Ballkanit por duhet qe sejcili vend te beje detyrat se dime cdo thote kryerilindasi. Kur e pyesin kryeministrin per shoket qe i dalin hajdute shprehet se pergjegjesia eshte individuale por harron qe KLSh ja damkos dhe ja dergon ne tavoline vjedhjet e tyre per masa dhe eshtw po ky kryeminister qe i promovon e ngarkon me pergjegjesi dhe kete ky kryeminister qe n
    mbahet si i ndershem e ben thjesht dhe vetem per ti perdorur per te permbushur orekset e veta qe nuk mund te permbushen pa keta njerez te kapur. Kjo eshte banda qe ka adaptuar kodin e heshtjes kod qe ne pergjithesi e zbatojn edhe strukrurat e drejtesise …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *