• |
ide | kryesore

Vuçiç: Nëse Kosova pranohet në Këshillin e Evropës, një mundësi është largimi për Serbinë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vuçiç Kosovës



Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në një intervistë për mediat serbe mbrëmë është shpreh se Serbia mund të largohet nga Këshilli i Evropës nëse pranohet Kosova.

“Një mundësi është largimi nga Këshilli i Evropës. Hyrja e Kosovës në atë organizatë do të ishte de facto dëbim i Serbisë” ka thënë Vuçiç.

Presidenti serb gjatë intervistës tentoi të ulte rolin e KiE-s duke u shprehur se është një organizatë që nuk vendos për asgjë. Ai rikujtoi se Rusia u përjashtua nga Këshilli i Evropës, para se aplikimi i Kosovës të futet në rend dite ndërsa shtoi se anëtarësimi i Kosovës do të thotë de facto dëbim i Serbisë nga ajo organizatë.

“Do të jetë shumë, shumë e pakëndshme kur (ndërkombëtarët), të dëgjojnë të gjitha detajet se si e kanë gënjyer Serbinë për Këshillin e Evropës dhe të gjitha historitë e tjera. Bëjeni këtë, dhe pastaj do të shohim nëse Serbia dëshiron të qëndrojë apo jo në Këshill të Evropës. Pra, të shohim, ndoshta ju pëlqen ta keni Prishtinën në Këshillin e Evropës më shumë se sa Beogradin dhe Serbinë”, tha Vuçiç.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *