• |
ide | kryesore

U kap me 1 kg kokainȅ, gjykata lë në burg pa afat Enea Sulejmanin

Arkiva, Lajme, Të fundit
gjykata



Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurimit “arrest në burg pa afat” për Enea Sulejmanin, ndërsa për 3 të tjerë është vendosur arrest në burg me afat deri në 16 maj. Në burg me afat janë lënë Shkëlqim Ostresi, Igli Begaj dhe efektivi i operacionales Ervis Shkurta. Enea Sulejmani nuk ishte i pranishëm në seancë, pasi po merr ndihmën mjekësore, por u përfaqësuar nga avokati i tij.

Përballë gjyqtarit të çështjes Shkëlqim Ostreni dhe Igli Begaj, gjatë seancës kanë kërkuar nga gjykata që të mos marrë parasysh dëshmitë paraprake, pasi janë dhënë pa praninë e avokatit dhe nën trysni. Ata kanë theksuar se nuk kanë lidhje me kokainën që ishte në makinën e Sulejmanit.

Po të njëjtat burime bëjn֝ë me dije se polici Ervis Shkurta ka mohuar përfshirjen në ngjarje, duke pretenduar se nuk është ai poseduesi i numrit britanik që kanë pretenduar të dyshuarit e tjerë. Po ashtu ai ka kërkuar një masë më të butë sigurie, edhe për shkak të problemeve shëndetësore që ka i biri. Mbrojta ka kërkuar masë më të butë sigurie dhe po ashtu mohon faktin që ata të kenë pasur dijeni për drogën. Burime bëjnë me dije se nga raportet e vëzhgimit nuk del që të përmendet emri i policit Shkurta.

Ndërkohë, prokuroria ka kërkuar që t’i lërë në qeli, duke argumentuar se ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar dyshimin e arsyeshëm. Gjatë hetimit dy mujor janë përdorur edhe metoda speciale të hetimit, si blerjet e stimuluara dhe përgjimet. /LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *