• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Prishtinë, treni përplas këmbësoren

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme te hekurudha në Prishtinë, ku treni dyshohet se ka goditur një këmbësore.

Aksidenti është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se e aksidentuara ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar me urgjencë në spital.

“Rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident në lagjen Lakrishtë.

Aksidenti ka ndodhur në hekurudhë ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore.

Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut“.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *