• |
ide | kryesore

Berisha: Rruga e vetme e shpëtimit është mosbindja civile

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Ish kryeministri, Sali Berisha, tha se rruga e vetme e shpëtimit është rruga e mosbindjes civile. Berisha u shpreh se duhet të largojmë të keqen e madhe që ka pushtuar Shqipërinë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Në mars të vitit 1990, 34 vite më parë, nuk kishte PD, nuk kishte pluralizëm, kishte vetëm diktaturë të egër që vriste dhe pushkatonte të rinj në kufi.

Por kjo nuk i trembi guximtarët e Kavajës, misionarët e Kavajës.

Përkundrazi, ata u ngritën si viganë, u përballën me forcat më të egra të regjimit dhe e mposhtën, e nënshtruan.

Pra, duke shprehur ne sot nderimin më të madh për heronjtë, trimat, guximtarët e 26 marsit, ftoj shqiptarët të frymëzohen prej tyre, prej guximit të tyre, vendosmërisë së tyre dhe të përmbushin detyrimin madhor si qytetarë, si demokratë, si opozitarë, çlirimin e Shqipërisë nga kjo diktaturë.

Mos harroni se me 26 mars të vitit 1990, regjimi bënte natën dhe ditën, nuk kishte opozitë.

Por luftëtarët e lirisë nuk i zmbrapsi asgjë atë ditë.

Vepra e tyre është ftesë për ne: të dalim në shesh, të dalim si ata, të dalim në stadiume, të dalim në rrugë, të dalim kudo, të përballemi me diktaturën.

Rruga e vetme e shpëtimit është rruga e mosbindjes civile.

Rruga e largimit nga pushteti të kësaj qeverie, të këtij njeriu që ka sot të gjitha pushtetet në duart e tij.

Në vitin 1990, djemtë e Kavajës nuk kishin përveç njëri-tjetrit asnjë mbështetje mbi tokë.

Por kjo nuk i pengoi ata të përballen dhëmb për dhëmb në mosbindje civile me të keqen e kombit, me të keqen e shoqërisë dhe të fitojnë mbi të.

Duke shprehur nderimin tim më të madh, mirënjohjen më të pakufishme, për heronjtë e betejës epike të stadiumit dhe qytetit të Kavajës 34 vite më parë, ftoj shqiptarët të frymëzohen nga akti i tyre epik dhe të fitojmë.

Të largojmë dhe ne këtë të keqe të madhe që ka pushtuar Shqipërinë.



4 Comments

  1. Eh, o Berishe .Bertit sa te duash atje maje ballkonit se nuk ka kush te degjon. Njerzit po

    ikin nga ky regjim, pothuajse jane dorezuar se keqes. Ndihen te pafuqishem. Por edhe ti

    nuk je pa faj, ndishta faji me i madh i kesaj qe po ndodh bie mbi ty. Ti ishte shpresa e

    madhe e shqiptareve ne vitin e larget 1992 . Njerzit ishin te uritur per drejtesi

    per krimet e tmerrshme dhe makabre te rgjimit komunist per 45 vjet me radhe. Por cbere

    ti zotrote ? U the shiptareve se te gjithe ishin edhe bashkefajtor edhe bashkevujtes duke

    barazuar kriminelet me viktimat . Keshtu ajo armate e madhe kriminelesh komunistre qe vrane

    e tortuarua, e internuan me qindramijera shqiptare pergjate 45 vjeteve mbeti e pandeshkuar

    dhe sot bijte e atyre krimineleve jo vetem po e shkaterrojne Shqiperine, jo vetem po e perzene

    popullin shqiptar nga atedheu i tyre por edhe ty po te burgosin haptazi ne menyre te kunder

    ligjeshme. Ti zoteri duhej te ngrije nje gjyq sic ngriten Aleatet ne Nurenberg ku me prova e fakte

    por edhe me nje proces te rregullt gjyqesor ata kriminele te merrnin denimin, Ti zoteri duhej qe

    nje lende e posacme te futej ne programet mesimore qe nga klasa e peste deri ne perfundim te

    universiteit per terrorin komunist si periudha me shkaterrimtare ne gjith historine e popullit shqiptar.

    Sot brezi i ri nuk e di tamam se regjimi komunist ka qene ku e ku me i keq se nazizmi per popullin

    shqiptar, sot brezi i ri nuk e kupton se shkaku qe ata po largohen eshte regjimi i bijve te atyre

    krimineleve por kujton se eshte Shqiperia qe nuk po u jep nje shans atyre dhe e braktisin ate.

  2. Me mire vone se kurre,,,,,komentuesi i siperm , ne analizen e ngjarjeve ka te drejte ne mangesine, apo dobesine qe Berisha tregoi kur fitoi demokracia mbi ate pushtet kriminelesh, qe duhej qe se paku, te kish bere ligj qe ishet, kuadrohetusish, oficere, kuadrot e ish sistemit, te perjashtoheshin nga cdo veprim ekonomik, politik per 20 vjet, si mase ma te lehte ndaj atyre kodosheve, por dhe kete se beri.Ishet, more, privatizuan tere pasurine kombetare falas gati,, e ngadale ngadale, sot i kemi investitore te medhenj te ekonomise, qe mbeshtesin politiken e kelysheve te kurvit.Bijte e kurvit, servile, pushta e kodoshe, zbatuan direktiven e Ramizit,, lereni politiken perkohesisht, e kapeni ekonomine, me vone prape politiken Kete zbatuan,e po zbatojne kodoshet ne te tere fushat ekonomike, politiko, juridike.Ku ishim, asgjekundi, ku jemi, asgjekundi, pra na kane kethyer para 34 vjetesh.Andaj, pendimi, kritika, thirrja Berishes sot eshte imediate per te mos i lene me keta bira kurvi te ristartojne rrwgjimin e baballareve te tyre me metoda e forma me te rrafinuara.Domosdoshmerisht keta, kete diktature te re duhet ta shembim se me makiavelizmin e saj mashtron Europen, perendimin e perdhunon popullin Shqiptar.

  3. Me kujtove misionaret e antikomunizmit te Kavajes o Berishe qe dhe une i respektoj se kam qene aty dhe i kam pare me syte e mi por kam nje pyetje: Ato tokat ne Qeret, Golem etj qe ju a shperndave ketyre misionareve i kishe te babes tend?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *