• |
ide | kryesore

U kap me dy mina të fshehura në trup, lihet në burg 24-vjeçari nga Fushë-Kruja

Lajme, Të fundit



Gjykatën e Lezhës vendosi ‘arrest në burg’ për 24-vjeçari nga Fushë-Kruja i cili u kap me dy mina me telekomande në trup. Ai u njoh me masën e sigurisë në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, ku mësohet se nuk ka dhënë asnjë shpjegim rreth veprimtarisë së tij dhe posedimit të minave.

Ndaj 24-vjeçarit u vendos masa “arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shtetasi me iniciale A.S. nga Fushë-Kruja u arrestua të premten, 22 mars, nga policia e Lezhës në afërsi të Milotit dhe gjatë kontrollit fizik, 24-vjeçarit iu gjetën të fshehura në trup, 2 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4, për shpërthim në distancë. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas i montonte vetë minat, me qëllim shitjen grupeve kriminale kundrejt shumave të parave që variojnë nga 1500 deri në 2500 euro, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshire në këtë veprimtari kriminale.



1 Comment

  1. Shqiperia aktuale,krim,droge,vrasje,trathti,aksidente trfiku,hajni,ikje nga vendi,varferi,ne fund Shpetimtari na sjell edhe karin afrikan…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *