• |
ide | kryesore

Dosja/ 10 momentet që lidhin Olsi Ramën me grupin e kokainës së Xibrakës

Arkiva, Kryesore, Lajme



Gazment Bardhi bëri publike sot detaje nga dosja hetimore e laboratorit të Xibrakës ku sipas tij pjesë e grupit ka qenë edhe Olsi Rama.

Rrethanat dhe faktet që lexoi Bardhi duke iu referuar dosjes hetimore janë përmbledhur në 10 nënndarje më poshtë nga zyra e shtypit e PD-së.

Kujtojmë se në vitin 2014 në fshatin Xibrakë të Elbasanit, në një operacion të drejtuar nga forcat speciale gjermane u zbulua një laborator i nxjerrjes së kokainës së shkrirë.

Pjesë nga dosja që lexoi sot Gazment Bardhi
Pjesë nga dosja që lexoi sot Gazment Bardhi

Për të bërë të mundur nxjerrjen e kokainës ishin marrë nga dy kolumbianë që kishin njohuri për procesin e nxjerrjes së drogës së shkrirë në disa veshje. Kreu i grupit, Genci Xhixha nuk u arrestua asnjëherë, por mundi të arratisej në mënyrë  të mistershme falë një sms që dyshohet se dekonspiroi operacionin.

10 FAKTET DHE “RASTËSITË DOMETHËNËSE” QË PROVOJNË PËRFSHIRJEN E OLSI RAMËS NË DOSJEN “XIBRAKA” JANË:

1. Prokuroria dhe gjykata shqiptare kanë pranuar se personat e dënuar (9 shtetasë, prej të cilëve 7 shqiptarë dhe 2 kolumbian) nuk janë të vetmit persona që kanë qenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Në datën 08.03.2016 Prokuroria për Krime të Rënda ka ndarë procedimin për “bashkëpunëtorët e paidentifikuar” duke e emërtuar me nr. 335/1 të procedimit, për të cilin ka vlerësuar se kishte nevojë për hetime të tjera lidhur me identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë aktivitet kriminale për të cilët hetimet duhet të vazhdonin.

2. Në shumicën e raporteve të shërbimit të grupeve policore të vëzhgimit, ku rezulton të jenë identifikuar të gjithë personat e përfshirë, evidentohet githmonë një person i paidentifikuar që përshkruhet si “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta”. Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit Edi Rama, ka lindur më 09.09.1969 dhe në periudhën Dhjetor 2014-Janar 2015 ka qenë 45 vjeç. Nga pamja e fotografisë së tij rezulton gjithashtu se ai është një person “me flokë të shkurtra”.

3. Në takimin e datës 13.01.2015 me pothuajse të gjithë anëtarët e grupit kriminal, “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta”, që ka mbetur i paidentifikuar, ka qenë përdorues i automjetit me targa AA653DM.

4. Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se Olsi Rama është përdorues i automjetit me targa AA653DM.

5. Automjeti me targa AA653DM, në drejtimin e të cilit ishte anëtari i paidentifikuar dhe që cilësohet si “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurtra”, rezulton të jetë përdorur edhe nga pjesa tjetër e drejtuesve të grupit kriminal, ku përfshihen Genci Xhixha, Ermal Hoxhën dhe Gentian Gjonaj.

Dokument i sistemit TIMS i publikuar nga Gazment Bardhi
Dokument i sistemit TIMS i publikuar nga Gazment Bardhi

6. Pra, automjeti me targa AA653DM, që në datën 13.01.2015 në takimin e organizuar mes anëtarëve të organizatës kriminale, drejtohej nga personi i paidentifikuar dhe i cilësuar si “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurtra”, gjatë periudhës Prill – Dhjetor 2014, është përdorur për hyrje-dalje nga Shqipëria, sipas sistemit TIMS, nga Olsi Rama, Genci Xhixha (bosi i grupit kriminal), Ermal Hoxha (anëtar i grupit kriminal) dhe Gentian Gjonaj (anëtar i grupit kriminal).

7. Përdorimi i të njëjtit automjet më së paku provon një miqësi të konsoliduar mes Olsi Ramës dhe personave drejtues të organizatës si Genci Xhixha apo Gentian Gjonaj.

8. Dyshimi i hetuesve shqiptar ka qenë se Genci Xhixha është njoftuar paraprakisht për mundësinë e arrestimit dhe është larguar nga territori shqiptar në mënyrë ilegale më datë 14 Janar 2015. Vëllai i Kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, rezulton nga sistemi TIMS të ketë datë nga Shqipëria më datë 14 Janar 2015, në orën 15.38 min, nga pika e kalimit të kufirit “Morinë” në Kosovë, me një automjet që rezulton çuditërisht si asnjëherë tjetër i paregjistruar në sistem.

9. Nga verifikimi i sistemit TIMS, Olsi Rama, ashtu si Genci Xhixha, konstatohet se ka hyrje-daljet më të shpeshta dhe me kohë të shkurtër qëndrimi nga muaji Tetor 2014-në muajin Janar 2015, kohë në të cilën shtrihet periudha e përgatitjes deri në finalizimin e veprës penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

10. Nga verifikimi i sisitemit TIMS rezulton se vëllai i Kryeministrit të Shqipërisë, Olsi Rama, ka dalë jashtë territorit shqiptar, me date 07/11/2014, një ditë përpara mbërritjes në Shqipëri, të dy shtetasve kolumbian Cesar Adolfo Avila Gutierrez dhe ëalther Moren Morena, të cilët me njohuritë e tyre kimike bënë të mundur fillimin e procesit të përpunimit të kokainës. Sipas gjykatës shqiptare rezulton se një person i paidentifikuar, ka bërë të mundur ardhjen në Shqipëri të tyre në datën 08/11/2014.

Genci Xhixha, kreu i trafikanteve të kokaines
Genci Xhixha, kreu i trafikanteve të kokaines

Dekonspirimi i policisë për Genci Xhixhën në 2015

Nga të dhënat që zbuloi Gazment Bardhir rezulton se Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama ka përdorur të njëjtën makinë me targa AA653DM që përdornin e grupi i trafikantëve të kokainës, të cilët ngritën një laborator në Xibrakë, sipas dokumentave që zbuloi sot kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

Bardhi tha se Olsi Rama ishte mik i ngushtë me Genci Xhixhën, kreun e grupit të trafikantëve që e sillte kokainën nga Kolumbia dhe më pas e trafikonte drejt Gjermanisë.

Genci Xhixha nuk u arrestua asnjëherë nga policia shqiptare pasi dyshohet se ai u njoftua me një sms se laboratori i kokainës mbahej nën vezhgim nga forcat speciale.

Në dosjen e prokurorisë, asokohe u përfshinë 12 raporte vëzhgimi të Policisë së Shtetit me autorizim të Prokurorisë së Krimeve të Rënda të kryera gjatë periudhës dhjetor 2014- janar 2015.

Në të gjitha këto vëzhgime të kryera në qytetet Tiranë, Elbasan, Xibrakë dhe në rrugën që lidh këto dy qytete, gjithçka ka ecur normalisht deri në datën 14 janar 2015. Atë ditë pretendohet se Genci Xhixha ka qenë në Shqipëri dhe paradite është nisur në drejtim të Elbasanit.

Linja logjike e ngjarjeve ishte që ai të shkonte në laboratorin e Xibrakës, ku ndodheshin në atë moment disa nga bashkëpunëtorët e tij. Por ndërsa ishte nisur për në Elbasan, në orën 10:35 Genci Xhixha ka marrë një mesazh që ka ndryshuar rrjedhën e gjërave.

Financuesi e furnizuesi i laboratorit të Xibrakës është kthyer menjëherë pasi kishte kaluar rrethrrotullimin e TEG-ut për në Tiranë, duke anuluar udhëtimin në Elbasan. Skuadra e policisë që po ndiqte automjetin ku ndodhej Genci Xhixha ka parë se ai ka ndërruar rrugë papritur, duke u kthyer në drejtim të Tiranës.

Pamje nga laboratori i kokaines ne Xibrake
Pamje nga laboratori i kokaines ne Xibrake

Po atë ditë, disa minuta pas këtij episodi grupi i vëzhguesve që ishte vendosur në Xibrakë ka parë personat që vepronin në laborator të nxirrnin në pjesën e pasme të ndërtesës fuçitë me solucion kokaine dhe t’i derdhnin në tokë, pasi me sa duket ishin njoftuar se ishin nën hetim e vëzhgim. Ky ka qenë momenti i ndërhyrjes së policisë, e cila arrestoi në flagrancë personat e dyshuar.

Genci Xhixha ndërkohë ka arritur të dalë nga Shqipëria po atë ditë siç dyshohet, por nuk la asnjë gjurmë të kalimit të tij në pikat kufitare të vendit. Sipas hetuesve, ai ose ka kaluar kufirin në këmbë për në ndonjë vend fqinj ose ka përdorur identitet tjetër.

Si nisën hetimet me kërkesë të autoriteteve gjermane

Pikënisja e hetimeve që çuan në zbulimin e laboratorit të Xibrakës ishte një informacion i mbërritur nga Gjermania në datën 14 dhjetor 2015. Policia gjermane kishte rënë në gjurmët e Ilir Hysenit, personit që priste atje dhe shpërndante më tej drogën që nisej nga laboratori i Xibrakës.

Pas informacionit të mbërritur nga Gjermania, prokuroria shqiptare filloi hetimet dhe autorizoi policinë për të bërë vëzhgim të fshehtë ndaj grupit të personave, që dyshohej se ishin aktivizuar në trafikun e drogës përmes laboratorit të drogës në Xibrakë.

Prokuroria thekson se të arrestuarit Gentjan Gjonaj, Kelmend e Arjan Dalipi kanë gjetur vendin e laboratorit, duke marrë më qira ambientet e magazinave në Xibrakë. Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, lidhje e dorës së parë me Genci Xhixhën, menaxhonte dy “kimistët” kolumbianë, Cesar Avila dhe Valter Moreno. Ata kanë hyrë në Shqipëri në nëntor 2015.

Shtetasi Saimir Batku i kapur me një sasi droge më 14 janar 2015 në Tiranë ka qenë transportuesi i lëndës nga Xibraka në Tiranë e Durrës për ta nisur në Gjermani, ku pritës dhe shpërndarës më tej i saj ka qenë Ilir Hyseni./Lapsi.al



19 Comments

  1. Dikush duhet të shkojë në birg pas kësaj. Nëse rezulton e vërtetë, Olsi Rama duhet të shkojë ti bëjë sehir Belerit për disa dekada dhe, pa asnjë vonesë Edi Rama duhet të japë dorëheqje dhe të hetohet a dinte gjë për këtë punë apo jo. Çdo gje tjetër do ishte skandal.

    Në anën tjetër, nëse Gazi Bardhi përdor dokumenta të fallsifikuara, duhet të përgjigjet për këtë punë me një dënim substancial.

    Në të dyja rastet, SPAKu duhet të veprojë.

    1. Shyqyr që bëre një koment të hajrit!

      Më dukesh më shumë naiv antiberishë se përfitues nga rilindja!

      1. Po ti lexosh me kujdes, jam komplet koherent.

        Kurse përsa i përket anti-Berishë dhe jo Rilindas, kësaj i ke rënë në kokë. E kam shkruajtur disa herë por polarizimi i madh identifikon çdo përson jo në krahun tënd si në krahun e kundërt.

      2. koment i hajrit mataman?? Ne fakt ky Rama te ishin gjerat si duhet e komenti taman “duhej t’î bente sehir Tahirit….po kjo nuk esht e mundur apo jo….Belerit thot …haha Askush nuk i doli publikisht Bardhit kunder se jan raportet fakt te policis . Po ketu nuk vlen fjala e oposites po e pushtetit Lere se sja vlen me te vazhdoj

  2. VIDEOLAJM / Shkon të mbajë fjalim poshtë Berishës, por i bie telefoni: Ho mi, se jam te doktori!Vete shkrimi i lapsit thote qe letrat te rregulluara nga zyra e rithemelimit dhe bardhi i fut nje te lexuar se revolucionin e fitoje me salihun ne ballkon,por Gei bardhi te thote per vrasjen e ne Elbasan nga forcat e errta qe bardhi Gei shoqerohej gjate fushates elektorale ne elbasan.

    1. O kar akuza është e rëndë, je shumë idiot ti për ta ndihmuar edvinin që e ka kokën në mut edhe pa këtë akuzë!

      Mjafton të shohësh që asnjë media nuk i jep akuzat e Bardhit për të kuptuar se nuk është akuzë e lehtë.

      TIK_TAK_TIK_TAK

      Game over!

      1. Kar je ti o hajvan. Bardhi apo rithemelimi thjesht po komentojne sipas menyres se tyre raportin e prokurorise qe ne fakt nuk paraqet asnje prove konkrete por vetem hamendje dhe dyshime. Te krijohet pershtypja qe keta nuk kane pune tjeter por i kthehen edhe nje here historive me babale.

  3. Vellai i gamorit surrelit ka honger trongull mbrapa kurrizit dhe nuk e ka pyetur a do dhe ti o vellacko ta provosh

  4. Mire qe e vidhni kete popull me tendera e PPP por nuk u mjafton kalojne edhe ne prodhimin e droges qe ka shkaterruar mijera familje.

    Qelbesira si familje Rama dhe mos i hengshit kurre eurot e perfituara.

  5. Lideri global eshte ne krye te gjithe aktivitetit te droges. Ai eshte konsumator I rregullt i saj, si mund te kerkoje arrestim per Olsin e cunat e rilindjes.
    Lideri yne jep urdher te arrestohen me pare gazetaret qe denoncojne se sa trafikantet- tipike model Putini.

  6. Ja gjente vllait te paster fare, cilesi super. Gjithsesi mendova se do dilte dicka me konkrete, me implikuse. Megjithate ajo puna e makines te ben te dyshosh shum. Se nqs targat jan te makines te ketij….

  7. VIDEOLAJM / Shkon të mbajë fjalim poshtë Berishës, por i bie telefoni: Ho mi, se jam te doktori!Vete shkrimi i lapsit thote qe letrat te rregulluara nga zyra e rithemelimit dhe bardhi i fut nje te lexuar se revolucionin e fitoje me salihun ne ballkon,por Gei bardhi te thote per vrasjen e ne Elbasan nga forcat e errta qe bardhi Gei shoqerohej gjate fushates elektorale ne elbasan.Ti shpellkari i ores 15:11 e lexon shkrimin kur thote 10 nendarjet qe ka bere zyra e shtypit te Rithemelimit,kaq mjafton te kuptosh se shpellkari i zyres te ben ty te fusesh prasin ne bythe dhe te luftosh per revolucionin

  8. aksiomë politike e Berishës e Metës që nga viti 2013 por që nuk ka pirë ujë në elektoral, pasi njerëzit kanë pritur që llogaridhënia të nisë me një radhë të përcaktuar. E sot sidomos pas non gratës së Berishës, e akuzës së SPAK ndaj tij, kur me procesin e Gërdecin e hapjen e mundshme të dosjes 21 janari, do të kemi kundërakuza edhe më të përbundshme si ato që Bardhi ka nisur këto ditë me riciklimin e të ashtuquajturës dosjes Xibraka,pse thote belindi dhe gei bardhi nuk do te thote qe jan te fajshem eshte gjykata ajo qe vendos,jo nje gei dhe nje jevg nga braka qe salihu e ka leshuar rrugve te tirones te lehi sa here e urdheron salihu per hallin e tij qe po kalon te ballkoni i arrestit

  9. Akuzë si në filmat e soc-realizmit: I hollë, i gjatë dhe me pak kurriz të dalë…

    Tani, meqenëse Bardhi e ka ndarë mendjen dhe i kërkon SPAK të bëjë drejtësi, më poshtë ka edhe disa nga akuzat mes tij dhe Flamur Nokës, apo mes tij dhe Sali Berishës. Shkon që shkon tek prokuroria e posaçme, t’i dorëzojë dhe këto për t’u hetuar.gei bardhi te dergoje akuzat e tij per babin e zenit salihu dhe noken qe eshte futur ne bythe te salihut maj ballkonit,bardh shko ne spak bej zyrtare akuzat kunder salihut e nokes,burr bythQir nuk ka,por ndoshta ti ben dallim si bythqir

  10. Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se Olsi Rama është përdorues i automjetit me targa AA653DM”, denoncoi Bardhi.

    Por, Bardhi nuk tregoi se kush ishte pronari i automjetit me targë AA653DM. Ky është një element kyç i një denoncimi.

    Makina i përket shtetases Ornela Bregu, motra e Majlinda Bregut, ish ministre e Integrimit në qeverinë e Sali Berishës.

    Me logjikën e Bardhit, më të implikuar qenkëra ish ministrja e PD dhe vetë Berisha në dosjen Xibraka se sa Olsi Rama.

  11. njëri nga zëvendësit e Non-Gratës na premton se “pas një viti Shqipëria do të jetë e lirë dhe demokratike”, domethënë kur të kthehet në pushtet “minuesi i demokracisë”, “armiku i shtypit të lirë”, “regjimi i gangsterëve”, “ordineri i rrezikshëm” dhe të tjera përcaktime për Sali Berishën të bëra nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe shtypi më prestigjioz i vendeve të Bashkimit Evropian.

  12. Po të jetë se SPAK do merrej me kërkesa të tilla, do kishte filluar hetim dhe për mua, dhe Belon, dhe Zenin, se ai dhe për ne u ka thënë hetojini.

    Për mua i ka thënë hetoni për vilën në Lalëz, për Belon i ka thënë hetoni për dhunën në zyrat e PD, për Zenin ka thënë hetojeni për Gërdecin etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *