• |
ide | kryesore

“Kemi një realitet të ri”, Abazoviç shpjegon votën e Malit të Zi kundër Kosovës:

Arkiva, Lajme, Të fundit
Abazoviç



Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës të mërkurën ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

Bëhet e ditur se dy vota kundër ishin të deputetëve të Serbisë, kurse nga një votë kundër ishte nga deputetët e Bosnje e Hercegovinës dhe Malit të Zi, kurse deputeti i Greqisë, Aleksis Cipras ka abstenuar.

Nëse Dritan Abazoviç do të ishte ende kryeministër, Mali i Zi nuk do të votonte kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Gjatë mandatit tim, ne e mbështetëm tërësisht Kosovën. Por ky është realiteti i ri. Kjo ndodh sepse mazhoranca është krijuar me parti që nuk ndajnë të njëjtin vizion, programe dhe vlera. Ata mendojnë se kjo mund të funksionojë, unë them të kundërtën.”

I pyetur për mungesën e rezultateve konkrete në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Abazoviç bëri një apel për të dyja palët.

“I kemi humbur 20 vite, nuk mund të presim edhe 20 të tjera, por duhet të jemi konkretë. Unë e mbështes gjetjen e marrëveshjes përfundimtare mes Serbisë dhe Kosovës dhe i ftoj të dyja palët, qeveritë, udhëheqësit të ulen së bashku dhe të gjejnë zgjidhjen për të ardhmen e atyre njerëzve që jetën e tyre e shohin në rajon.”

Sa i takon procesit të rëndësishëm zgjedhor në të cilin do të përfshihet Bashkimi Evropian, Abazoviç u shpreh se një triumf i ekstremit të djathtë nuk do të ndihmonte zgjerimin e bllokut evropian.

Përtej bashkëpunimit të mirë me presidenten aktuale të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Abazoviç sheh nevojën për një frymë të re.

“Të jem i sinqertë, mendoj se do të jetë mirë për Komisionin Evropian që të rifreskohet. Mendoj se në disa aspekte mund të jetë më konkret, të prodhojë më shumë rezultate. Mendoj se Evropa mund të jetë më produktive se tani”, u shpreh Abazoviç.



2 Comments

  1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    Ça idioti është ky bastardi, flet sikur është kancalari gjerman, jo një individ që në sajë të prorusizmit të tij u bë faktor politik në një minishtet me gjysëm milion banorë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *