• |
ide | kryesore

Kokaina e Xibrakës/ Si u dekonspirua policia për Genci Xhixhën

Arkiva, Lajme, Të fundit



Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama ka përdorur të njëjtën makinë me targa AA653DM që përdornin e grupi i trafikantëve të kokainës, të cilët ngritën një laborator në Xibrakë, sipas dokumentave që zbuloi sot kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. Sipas denoncimit nga selia e PD-së, Olsi Rama ka qenë pjesë e dosjes por policia e drejtuar atëherë nga Saimir Tahiri nuk e identifikoi asnjëherë. Bardhi tha se Olsi Rama ishte mik i ngushtë me Genci Xhixhën, kreun e grupit të trafikantëve që e sillte kokainën nga Kolumbia dhe më pas e trafikonte drejt Gjermanisë.

Genci Xhixha nuk u arrestua asnjëherë nga policia shqiptare pasi dyshohet se ai u njoftua me një sms se laboratori i kokainës mbahej nën vezhgim nga forcat speciale. Në dosjen e prokurorisë, asokohe u përfshinë 12 raporte vëzhgimi të Policisë së Shtetit me autorizim të Prokurorisë së Krimeve të Rënda të kryera gjatë periudhës dhjetor 2014- janar 2015.

Në të gjitha këto vëzhgime të kryera në qytetet Tiranë, Elbasan, Xibrakë dhe në rrugën që lidh këto dy qytete, gjithçka ka ecur normalisht deri në datën 14 janar 2015. Atë ditë pretendohet se Genci Xhixha ka qenë në Shqipëri dhe paradite është nisur në drejtim të Elbasanit.

Linja logjike e ngjarjeve ishte që ai të shkonte në laboratorin e Xibrakës, ku ndodheshin në atë moment disa nga bashkëpunëtorët e tij. Por ndërsa ishte nisur për në Elbasan, në orën 10:35 Genci Xhixha ka marrë një mesazh që ka ndryshuar rrjedhën e gjërave.

DYSHIMET PËR DEKONSPIRIM

Financuesi e furnizuesi i laboratorit të Xibrakës është kthyer menjëherë pasi kishte kaluar rrethrrotullimin e TEG-ut për në Tiranë, duke anuluar udhëtimin në Elbasan. Skuadra e policisë që po ndiqte automjetin ku ndodhej Genci Xhixha ka parë se ai ka ndërruar rrugë papritur, duke u kthyer në drejtim të Tiranës.

Po atë ditë, disa minuta pas këtij episodi grupi i vëzhguesve që ishte vendosur në Xibrakë ka parë personat që vepronin në laborator të nxirrnin në pjesën e pasme të ndërtesës fuçitë me solucion kokaine dhe t’i derdhnin në tokë, pasi me sa duket ishin njoftuar se ishin nën hetim e vëzhgim. Ky ka qenë momenti i ndërhyrjes së policisë, e cila arrestoi në flagrancë personat e dyshuar.

Genci Xhixha ndërkohë ka arritur të dalë nga Shqipëria po atë ditë siç dyshohet, por nuk la asnjë gjurmë të kalimit të tij në pikat kufitare të vendit. Sipas hetuesve, ai ose ka kaluar kufirin në këmbë për në ndonjë vend fqinj ose ka përdorur identitet tjetër.

HETIMI

Pikënisja e hetimeve që çuan në zbulimin e laboratorit të Xibrakës ishte një informacion i mbërritur nga Gjermania në datën 14 dhjetor 2015. Policia gjermane kishte rënë në gjurmët e Ilir Hysenit, personit që priste atje dhe shpërndante më tej drogën që nisej nga laboratori i Xibrakës.

Pas informacionit të mbërritur nga Gjermania, prokuroria shqiptare filloi hetimet dhe autorizoi policinë për të bërë vëzhgim të fshehtë ndaj grupit të personave, që dyshohej se ishin aktivizuar në trafikun e drogës përmes laboratorit të drogës në Xibrakë.

Prokuroria thekson se të arrestuarit Gentjan Gjonaj, Kelmend e Arjan Dalipi kanë gjetur vendin e laboratorit, duke marrë më qira ambientet e magazinave në Xibrakë. Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, lidhje e dorës së parë me Genci Xhixhën, menaxhonte dy “kimistët” kolumbianë, Cesar Avila dhe Valter Moreno. Ata kanë hyrë në Shqipëri në nëntor 2015.

Shtetasi Saimir Batku i kapur me një sasi droge më 14 janar 2015 në Tiranë ka qenë transportuesi i lëndës nga Xibraka në Tiranë e Durrës për ta nisur në Gjermani, ku pritës dhe shpërndarës më tej i saj ka qenë Ilir Hyseni.



4 Comments

  1. VIDEOLAJM / Shkon të mbajë fjalim poshtë Berishës, por i bie telefoni: Ho mi, se jam te doktori!E dhe pensioniste me pension te ulet tallin kari e bythen me serbin salih ne ballkon.

  2. Sa të drejt paska patur Doktori ! Po si ësht ore , po sa i drejt ësht ore , po sa i sakt ! Me çpo dëgjojm të gjitha ato që ka thën Doktori jan sh të sakta ! Po një drogaxhi vërtet det me drog do ta bëj , siç e bëri !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *