• |
ide | kryesore

Rudiger hedh dritë më çështjen Isis: “Do të denoncoj atë që më etiketon si islamist”

Sport
Rudiger



Imazhi i publikuar nga Antonio Rudiger për fillimin e Ramazanit ka ngjallur polemika të gjera në Gjermani me akuzat për mbështetje të ISIS, siç raportohet nga gazetari Julian Reichelt. Pak ditë pas incidentit, mbrojtësi i Real Madrid theu heshtjen dhe shpjegoi versionin e tij të ngjarjeve. Ai nënvizoi se ky gjest nuk kishte asnjë lidhje me veprimet e kryera nga grupi terrorist.

REAGIMI I MBROJTËSIT GJERMAN

“Për të festuar fillimin e Ramazanit publikova një postim në Instagram, i dukshëm prej 13 ditësh për të gjithë. Një postim që arriti disa milionë aprovime pa e kritikuar askush. Por ditët e fundit fotoja është përdorur nga disa për të hedhur akuza të pabaza. Gjesti i bërë është ai që ne e quajmë ‘gishti taëhid’. Ky gjest konsiderohet në Islam si simboli i unitetit dhe unicitetit të Zotit. Ky gjest është shumë i përhapur mes muslimanëve në mbarë botën dhe vetëm në ditët e fundit është konsideruar si joproblematik nga Ministria Federale e Punëve të Brendshme”, konfirmoi Rudiger në një intervistë për Bild.

Lexo më tej: “Bëri gjestin e Isis”: gazetari Reichelt akuzon Rudiger, denoncohet nga mbrojtësi dhe Gjermania

“Si një musliman besimtar, unë praktikoj besimin tim, por distancohem nga çdo formë e ekstremizmit dhe nga akuzat për islamizëm. Dhuna dhe terrorizmi janë absolutisht të papranueshme. Unë jam për paqen dhe tolerancën. Shumë anëtarë të familjes sime i përkasin feve të ndryshme. Megjithatë, ne e respektojmë njëri-tjetrin dhe i festojmë festat fetare së bashku. Respekti dhe toleranca janë parime themelore që ne të gjithë i mbajmë në familjen tonë”.

DENONCIMI I REICHELT

Ish-lojtari i Romës hodhi dritë mbi një çështje që është bërë e mprehtë për shkak të një interpretimi të gabuar. E që tashmë do të ketë pasoja gjyqësore siç shpjegohet nga vetë Rudiger, i cili ka vendosur të denoncojë ish-bashkëpunëtorin e Bild, bashkë me Federatën Gjermane të Futbollit: “E pranoj se, për shkak të vëmendjes së pamjaftueshme, u kam dhënë të tjerëve mundësinë që të keqinterpretojnë mesazhin tim. Në të njëjtën kohë, nuk do të lejoj askënd të më ofendojë apo të më etiketojë si islamist. Kjo është arsyeja pse kam vendosur të paraqes një denoncim. Unë gjithmonë do të kundërshtoj me forcë. Shpresoj që ky sqarim të ndihmojë në zbardhjen e keqkuptimeve dhe nxjerrjen në dritë të së vërtetës. Falenderoj gjithashtu DFB-në që më ka mbështetur gjithmonë në këtë çështje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *