• |
ide | kryesore

Anija turistike bullgare përplaset në Danub, 11 persona të plagosur

Lajme, Të fundit



Njëmbëdhjetë persona u plagosën kur një anije turistike bullgare u përplas me një mur betoni në një çarje në lumin Danub në qytetin verior austriak të Aschach an der Donau gjatë natës, raportoi policia lokale.

Një zedhënës i policisë në qytetin e afërt të Eferding tha se rreth 160 pasagjerë ishin në bordin e anijes që udhëtonte nga Bavaria në Gjermani për në qytetin austriak të Linzit.

“11 të plagosurit u dërguan në spital dhe anija ishte në gjendje të vazhdonte më tej pas aksidentit,” tha zëdhënësi.

Gjithashu zëdhënësi tha se nuk dihet se sa të rënda ishin lëndimet. Po ashtu mediat lokale thanë se gjashtë persona të tjerë pësuan lëndime më të vogla që nuk kërkonin trajtim spitalor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *