• |
ide | kryesore

Fundoset anija me 130 pasagjerë në Mozambik, humbin jetën 90 persona

Lajme, Të fundit



Më shumë se 90 persona humbën jetën në brigjet e Mozambikut kur një varkë peshkimi i mbingarkuar me 130 pasagjerë u fundos. Lajmin për fundosjen e anijes e konfirmoi sot autoritetet lokale.

“Anija u mbyt sepse ishte e mbingarkuar dhe e papërshtatshme për të transportuar pasagjerë. Nëntëdhjetë e një njerëz vdiqën”, tha Jaime Neto, një zyrtar në provincën veriore të Nabula.

Sipas mediave lokale, viktimat u përpoqën të largoheshin nga zona për shkak të shpërthimit të kolerës. Videot që janë hedhur në rrjetet sociale të trupave të pasagjerëve të anijes së mbytur të peshkimit të shtrirë në rërë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *