• |
ide | kryesore

Presidenti i ri i Senegalit ka dy gra, vendi bëhet me dy “Zonja të para”

Arkiva, Planet
Senegalit



Ish-inspektori tatimor, 44-vjeçari, Bassirou Diomaye Faye është presidenti më i ri në historinë e Senegalit. Zgjedhja e politikanit të opozitës si president i ri i vendit sjell me vete dy risi për Senegalin. Kjo është hera e parë, pas shpalljes së pavarësisë së Senegalit nga Franca në vitin 1960, që zgjedhjet i fiton një përfaqësues i opozitës që raundin e parë të votimit. Dhe po ashtu është hera e parë që vendi ka zyrtarisht dy Zonja të Para.

Faye, i cili shfaqet shpesh në publik i veshur me veshjen e bardhë tradicionale, u shfaq në publik i shoqëruar nga dy bashkëshortet e tij Maria dhe Absa, jo vetëm në mitingun e fundit elektoral për të përshëndetur mijëra mbështetësit e tij që brohorisnin, por edhe pas ceremonisë së betimit si president.

“Rezultatet e zgjedhjeve treguan një dëshirë të thellë për ndryshim” – tha Faye pasi bëri betimin në detyrë. “Senegali do të jetë një vend shprese, në paqe dhe me një sistem drejtësie të pavarur dhe demokraci më të fortë” – tha ai.

Bassirou Diomaye Faye premtoi “një ndryshim sistemik”, duke shtuar se beson që votuesit kanë shprehur “aspiratatën e tyre për një sovranitet më të madh, zhvillim dhe mirëqenie”. Faye premtoi se do të rinegociojë kontratat e naftës, të gazit dhe të mineraleve me kompanitë e huaja. /DW



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *