• |
ide | kryesore

Shpërthen bombola e gazit në Lezhë, një i plagosur

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një bombol gazi ka shpërthyer pasditen e sotme në katin e tretë të një pallati në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë.

Sipas raportimeve, në momentin e shpërthimit, brenda banesës gjendej një çift të moshuarish, prej të cilëve ka marrë dëmtime 70-vjeçari Shtjefen Tushi.

Ky i fundit ishte duke përgatitur kafe në momentin e shpërthimit, ndërsa mësohet se ai ka marrë lëndime në duar pasi ka tentuar të shuajë flakët në banesë.

Ai u dërgua menjëherë në spitalin e Lezhës dhe falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse u bë i mundur neutralizimi i flakëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *