• |
ide | kryesore

Tjetër marrëveshje Rama-Berisha, caktohen ekspertët për reformën zgjedhore

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ditë pas bashkimit të votave në Parlament për Amnistinë Penale, Grupi i Dialogut mes Partisë Socialiste dhe Opozitës ka vendosur të hedh një tjetër hap të darkordësuar për Reformën Zgjedhore.

Gjatë takimit të së premtes, pra praninë e mediave është rënë dakord për të caktuar ekspertët ligjor të cilët do të punojnë për ndryshimet në Reformën Zgjedhore.

Në total do të jenë 4 ekspert, ku bie në sy fakti se Rithemelimi do të ketë si përfaqësues Ivi Kason, ndërsa Partia e Lirisë, Silva Cakën.

Kurse ekspertët e PS do të jenë Eridjan Salianji dhe Viktor Gumi.

“Në mbështetje të vendimit të Konferencës së Kryetarëve n.5, datë 15.03.2024 dhe vendimit nr.3, datë 15.03.2024, të Kryesisë së Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

VENDOSI:
1.Emërimin e ekspertëve ligjorë:

Silva Caka- PL
Viktor Gumi- PS
Eridjan Saliani- PS
Ivi Kaso- Rithemelimi



2 Comments

  1. Keta Rama i ka ne xhep.
    Tall bolet perdit.
    U hedh ndonje cironk.
    Dhe keta krenohen me sukseset imagjinare te opozites.
    Ndersa shihet qarte se opozita jo ka vdek. Po eshte dekompozuar fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *