• |
ide | kryesore

Vinin baste sportive përmes telefonit, arrestohen tre persona në Tiranë

Lajme, Të fundit



Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi dyshohet se vinin baste sportive nëpërmjet celularëve. Po ashtu është proceduar në gjendje të lirë një 20-vjeçar. Gjatë operacionit policor të koduar “Loja”, u gjetën dhe sekuestruan 4 celularë që shërbenin për kryerjen e kësaj veprimtarie të paligjshme.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Loja”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit të moshave 48, 46 dhe 38 vjeç, të tre banues në Tiranë. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për një të ri, 20 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa subjekte në Tiranë, u konstatuan këta shtetas, në celularët e të cilëve, shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.“, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *