• |
ide | kryesore

Balla prezanton ligjin për adresat: Synojmë të jemi vendi me sistemin më të mirë

Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, prezantoi sot para Komisionit të Ligjeve ligjin për sistemin e adresave dhe ndërtesave në të gjithë vendin.

Ai foli para anëtarëve të komisionit se po punohet me kompaninë google për të pasur një kod unik për google maps.

“Çdo banesë e ndërtesë, biznes e njësi do ketë një kod unik identifikues i papërsëritshëm.

Kjo do të zgjidhë përfundimisht problemet me ofrimin e shërbimeve tek qytetarët. Mundëson mbërritjen më lehtë në adresë.

Kjo ndihmon edhe turistët. Projektligji, duke pajisur me këtë kod unik çdo apartament, ndihmon edhe Air BNB. Adresari.mv.gov.al do të jetë i gatshëm në javët e muajt në vijim, është duke u pasuruar momentalisht.

Ftoj qytetarët të frekuentojnë adresarin online dhe të përfitojnë nga shërbimet që ofrohen.

Nëse kemi qenë një nga vendet më problematike në sistemin e adresave, sot pretendojmë të jemi vendi me sistemin më të mirë.

Është një arritje e rëndësishme edhe që synohet të përmirësohet shërbimi postar”, tha Balla.

Ministri ka paralajmëruar gjithashtu se do të ketë masa administrative për të gjithë ata që nuk do të deklarojnë adresat, përfshirë këtu edhe bizneset.



6 Comments

  1. Do me thene deri tani, 12 vite ne pushtet pasi kemi 3 ligje dhe disa censuse, qeka vari trapin?! O Balle o Palle

  2. Sa humorist bohet ky kasollja kur flet ne shkalle siperore. Nuk dum te bohemi me te mire si te tjeret por si te tjeret.

  3. KATUNDARI HAJDUT balla eshte turpi i (ç)qeverise , rama (ç) qeverise me katundare hajdute dhe prostituta.

  4. Kur politikanet fillojne flasin ne foren..me i miri apo njit me Gjermanine aty fillon dhe rrukullima ne humnere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *