• |
ide | kryesore

Indrit Brahimllari në protestë: Veliaj ka frikë nga hajdutëria e tij!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i këshilltarëve bashkiakë të Partisë së Lirisë, Indrit Brahimllari ka denoncuar në protestë faktin se bashkia e Tiranës është rrethuar nga policia dhe nuk lejon hyrjen e këshilltarëve bashkiakë të opozitës. Ai tha se kërkesa e këshilltarëve bashkiakë për një mbledhje urgjente është legjitime, por Veliaj ka frikë nga hajdutëria e tij.

“Tani është e qartë për opinionin publik se akuzat e opozitës në këshillin bashkiak të Tiranës nuk janë thjesht politike siç mundohet t’i trajtojë kryetari bashkisë së Tiranës. Erjon Veliaj është përgjegjës kryesor për aferën korruptive në bashkinë e Tiranës, është përgjegjës kryesor për përdorimin e këtyre personazheve në fushatë, ndaj Erjon Veliaj duhet të mbajë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për korrupsionin. Kërkesa e këshilltarëve është legjitime, për një mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar për këtë çështje. Ashtu si kemi kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme për inceneratorin e Tiranës. Erjon Veliaj nuk mund të mbrohet me polici bashkiake sepse e drejta e këshilltarëve është e drejtë legjitime. është e qartë se Veliaj ka frikë nga hajdutëria e tij dhe ai ka frikë nga korrupsioni i tij” u shpreh Brahimllari.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *