• |
ide | kryesore

Nëna e Kryemadhit del nga SPAK me një “kunjë” për mazhorancën

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kryemadhit



Ka dalë nga ambientet e SPAK nëna e deputetes Monika Kryemadhi. Fatime Kryemadhi është pyetur për pallatin dhe pasurinë që disponon.

Zonja Kryemadhi ka deklaruar se të gjitha transaksionet janë kryer me bankë, duke mos u kursyer edhe me një “kunjë” për mazhorancën, e cila ka tashmë në duar skandalin e kompanisë “5D”.

Ajo theksoi se kjo punë ka nisur që në momentin që vajza e saj nisi të merrej me djegësat.

E pyetur nëse mbesat e saj janë marrë në pyetje, Fatimja tha “jo”, duke shtuar se këta të fundit nuk kanë pse të pyeten, pasi ka qenë ajo që e ka ndihmuar vajzën e saj.

Deklarata pas daljen nga SPAK:

Cfarë ju pyetën?

Unë jam mamaja e Monikës. Jam krenare për vajzën që kam edhe sëe mohoj. Edi  pse ka nisur kjo punë. Që kur filloi të merret me djegësat ajo, këto filluan. Një lutje kam për gazetarët, mos shkruani cfarë u thonë njerëzit që blihen, ose që bëjnë luftë politike. Verifikoni çfarë shkruani. Unë i sqarova  të gjithë gjërat e mia.

Më pyetën për çështjen e blerjes së shtëpisë, unë nuk isha pa shtëpi, unë kam punuar gjithë jetën.

Dhatë sqarime për pronat?

Po për pronën time. Me shpinë që kam. Unë s’kam qenë pa punë, se këta më paskan nxjerrë se e paskam blerë shtëpinë me 160 mijë lekë pension.

Jua sekuesrtruan celularin?

Po çfarë ka celulari.  Ka naj gjë të veçantë? As kam bërë tendera, as djegësa, as 5D, as 7D.

Vajzat e Monikës i kanë pyetur?

Jo dhe s’kanë pse pyetën se ato i kam mbuluar unë.  Unë kam pallatin që kam bo. Me shpenzimet e mia në tokën që me ka lënë burri, qe kemi punu bashkë.

Keni ndihmuar vajzën?

Po normal. Po për fmitë i kam lekët unë, pse për kë i kam. I kam të gjitha me bankë, shkoni shifini.



6 Comments

  1. hahaha, ca gallate. Paska pallat kjo, ja paska len burri, nje pallat te ter. Dhe ne qe mendonim se Mona i kishte leket nga Likja. Biles edhe Liken kjo e ka ndihmuar me siguri. Ca thiatro

  2. hahahaha Fatimja qe bente aborte klandestine qe te mbante me buke Monen Deri ne 1988 nuk kishin televizor ne shtepi po shifnin te komshinjte

  3. Sa drejtorë ishin të përfshirë në Gërdec? Sa ishin? Nuk bën vetëm vjedhje, por edhe pjekje të gjallë, në atë furrën e madhe të korrupsionit. Si doni ta quaj Gërdec SFSHD. Po në Lalëz sa drejtorë janë të përfshirë?

    Ta bëjmë një bilanc. Sa do dali 5D, 6D, 7D. Po në Porto Romano sa ishin të përfshirë? Po te klubi Partizani sa drejtorë të përfshirë? Minus 1, gjenerali, sepse nuk pranoi të firmos. Po në K6, sa janë përfshirë në Kardhiq?

  4. do me thene kjo e ka bere pallatin “tu punu” edhe vajzen nuk e mohon 🙂 Ketu jane njerezit ne biruce nga ajo qelbesira Shehaj t’rras n’buuuurg” se nuk kane patur kase tatimore duke shit kumlla ke rruga..Njerez tallava

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *