• |
ide | kryesore

Ferma e kanabisit, gjykata liron vëllain e deputetit të PS

Arkiva, Lajme, Të fundit



Paraditen e sotme kanë dalë para Gjykatës së Lezhës Armel Nikdukaj dhe Elvis Shpellazi, të cilët u arrestuan disa ditë më parë në Kashnjet të Lezhës për kultivim të lëndëve narkotike. Mësohet se ata u lanë në burg, ndërsa Gjykata e Lezhës vendosi detyrim paraqitje për Armando Ndrecën, vëllai i deputetit socialist Eduart Ndreca.

Po ashtu, gjykata e ka cilësuar si të paligjshëm ndalimin e tij nga policia duke argumentuar se për Ndrecën nuk ka prova që është përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Ndreca u arrestua si bashkëpunëtor i dyshuar së bashku me dy të tjerët më 11 prill.

Atë ditë policia sekuestroi 2973 bimë narkotike, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë. Kontrolle u kryen edhe në banesën e të arrestuarve ku janë gjetur 3 armë të ftohta dhe 1 maskë. Operacioni anti-kanabis është zhvilluar në fshatin Kashnjet të Lezhës për të cilin policia njoftoi se në stanin e përshtatur për kultivimin e drogës ishin instaluar llamba të cilat ishin me lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike.



5 Comments

  1. Edhe kësaj radhe lehtësohet si gjithnjë ata që pavarësisht se janë fajtorë kryesorë dhe mbahen ne burg ata që paguhen nga këta.

  2. Për herë të parë ama, zhvillohej pritja me nderim ushtarak që iu bë kryeministrit para takimit me Presidentin Macron. Ky lloj nderimi nuk është bërë ndaj një kryeministri shqiptar më parë. Madje dhe për vetë Ramën, që është pritur disa herë në Elysee nga vetë Macron apo më parë nga Presidenti Hollande, kjo ka qenë një herë e parë me pritje ushtarake.Shpellkare e cecene mos u merzisni se salihu do ngordhe ne ballkon si nje Qen qe i sherben te zotit serb.Gjykatsi i salihut ka vendosur qe ky burri nuk eshte bashkepuntor por do hetohet i lire.

    1. Po ti o rrot kari nuk paske pune tjeter vetem copy paste ke te gjitha lajmet te njejtin tekst…??? Sa rende qe qenkeni si familje…..

  3. Kjo eshte drejtesia e reformuar e mavijes Edvin! Kush nuk ka krah dhe nuk eshte I lidhur me pushtetin e mafies perfundon ne burg,kush eshte I lidhur me pushtetin lihet I lire! Fuck you motherfucker!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *