• |
ide | kryesore

Sulm me thikë në një qendër tregtare në Sidnej, raportohet për 4 të vdekur

Arkiva, Planet, Të fundit



Katër persona kanë humbur jetën pas një sulmi me thikë në Sidnej.Lajmi bëhet i ditur nga Sydney Morning Herald, e cila shkruan se rreth orës 16:00 me orën lokale ose rreth orës 7 të mëngjesit një sulm me thikë ka ndodhur në një qendër tregtare në zonën e ‘Bondi Junction Westfield’ .

Nga sulmi të paktën 4 persona kanë ndërruar jetë dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur. Gjithashtu janë dëgjuar dhe të shtëna.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe rrethoi zonën. Një dëshmitar okular tha se qytetarët ishin në panik dhe po vraponin, kur mbërriti në Bondi Junction.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *