• |
ide | kryesore

Estradë në Komisionin e TIMS, mazhoranca ankohet se po i shkelen të drejtat, braktisin mbledhjen

Arkiva, Lajme, Të fundit



NJësoj si Komisioni Hetimor për koncensionet në Shëndetësi, edhe Komisioni Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS po hyn në një cikël bllokimesh. Kësaj radhe pala e interesuar janë socialistët. Një orë pasi u mblodh komisioni pati debate opozitë-mazhorancë dhe së fundi anëtarët e mazhorancës e braktisën mbledhjen.

Nënkryetari i tij Toni Gogu pretendon se opozita ka marrë vendime në mënyrë të njëanshme mbledhjen e kaluar. Vendimet kanë të bëjnë me kërkesat e ekspertëve për informacion.

Pas propozimit për të zhbërë vendimet e mbledhjes së kaluar dhe në kushtet kur nuk gjeti dakordësi, mazhoranca me perfaqësuesit e saj braktisën mbledhjen. Kryetari Ervin Salianji ndërkohë ka deklaruar gjatë mbledhjes se ky është një skenar i shumicës për të bllokuar punën e këtij komisioni.

Gogu: Votojmë sot çdo kërkesë për marrje informacioni. Por ju lutem mos sillni kulturën e asgjësimit të votës. Ne kërkojmë që të votojmë. Veprimtaria jonë duhet të mos ketë asnjë ves ligjor. Ekspertët mbledhin informacion dhe i propozojnë komisionit një plan hetimor. Nuk mund të ketë vendime të njëanshme. Të miratojmë çdo kërkesë për informacion”

Salianji: Ikën si djalli temjanit nga frika se institucionet do të jepnin llogari. Llogarinë do ta japni një më një sepse ajo vendimmarrje është marrë nga ky komision me vendim të ndërmjetëm. Kërkesat apo ankesat apo qaravitjet që kemi qenë në tulat, kishim temperaturë, kishim sëmurë gjyshen, nuk e kishim mendjen, bëmë ironi nuk hyjnë në punë. Me këtë metodë kanë shkatërruar Shqipërinë. Kërkesat për informacion drejtuar institucioneve do të depozitohen ashtu sic janë. PS nëse do të bllokojë punën e komisionit hetimor, e dinim që këtë variant do bëjnë, kam përshtypjen që do kthehen me një këmbë, sic ka ndodhur edhe herët e tjera. Hyjnë me mendtë e tyre dhe dalin me mendtë e të tjerëve nga telefonatat. Nuk kërkojnë të diskutojnë në publik, por në vende të tjera. Është e dukshme se kush ka gjera për të fshehur.

 



1 Comment

  1. Po ku qenka Gjylja-Metja sot te kerkoje mos me ju shkel te drejtat?
    Aaaaa e paskan heq pasi i sherbeu non gratave?
    Estraaade cirku estrade

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *