• |
ide | kryesore

Policia shpall në kërkim kampionin e xhudos, ushtroi dhunë në familje

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Kosovës shpall në kërkim Akil Gjakovën, kampionin e xhudos. Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha më herët tha se po punohet në lokalizimin e tij dhe se askush nuk mund të ikë nga institucionet.

Njoftimi i policisë:

Kërkesë për bashkëpunim – Akil Gjakova
Pejë, 16 prill 2024
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:
• AKIL (Luan) GJAKOVA i lindur me 04.01.1996 nё Pejë.
I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:
– “Dhunё nё familje”
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: in**@ko**********.com



2 Comments

  1. kam kurioz perse keni fshire numrin dhe email. Ato jane vene kastile per kontakte dhe jane publike. Nuk kuptoni c’fare do te thote privacy dhe kujtoni se beheni modern duke fshire numrin dhe e-mail

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *