• |
ide | kryesore

Detaje/ Arrestohen 10 persona në Tiranë për vepra të ndryshme penale

Lajme, Të fundit



Dhjetë persona janë vënë në pranga në Tiranë pasi akuzohen se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Tre prej tyre janë arrestuar për shkak se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshorteve, ndërsa tre të tjerë akuzohen për prodhim, shitje dhe posedim të lëndëve narkotike.

Dy të tjerë janë arrestuar pasi janë kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu një 18 vjeçar është kapur duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Një 27-vjeçar është ndaluar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Vihen në pranga 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin D. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, nga këta specialistë u ndalua shtetasi në kërkim A. Gj., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. D., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes të tij.

Gjithashtu, ndaluan shtetasi P. S., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. E., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin P. D., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin Sh. B., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, fara të dyshuara narkotike kanabis, dy grirëse metalike dhe një shkop metalik si ato të Policisë.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– A. M., 48 vjeç dhe J. K., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– A. H., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *