• |
ide | kryesore

Video/ I anuluan dy gola, por Egnatia shkon në finale me barazimin 0-0: titulli luhet me Partizanin

F1, Sport, Video
Egnatia


Egnatia është skuadra e dytë finaliste e playoff të Final 4 për titullin kampion në Superiore. Barazimi 0-0 me Vllazninë, mjafton që Tetova të shkojë në takimin me Partizanin më 26 maj, në ndeshjen që do të vendosë kampionin e ri të vendit. Fati i rrogozhinasve ishte që edhe barazimi i kalonte në finale. Vllaznia nuk arriti të shënonte golin që do t’a kualifikonte, madje Egnatia pa ti anuloheshin dy gola: Zejnullai në fillim e Montenegro në fund.

Një ndeshje e tensionuar, për atë që ishte në lojë. Sherri u dëmtua nga një kapsoll që shpërtheu, por fatmirësisht vazhdoi lojën. Krymi u dëmtua në një kontrast me Stojanovic, ndërsa në fund ishte Zejnullai që doli nga fusha, pasi ra keq në tokë, duke trembur të pranishmit. Sidoqoftë, për ndeshjen, Gruda e Ndreca provuan reflekset e portierëve respektivë, por episodi më i rëndësishëm erdhi në të 18’. Aksion i shpejtë i skuadrës rrogozhinase dhe Zejnullai shënoi me një silurë të pakapshme për Qarrin. Ndërhyri VAR që zbuloi një prekje të topit me dorë nga Ibrahimoglu dhe Xhaja e bëri të pavlefshëm golin.

Lexo më tejVideo/ Partizani në finale, Bintsouka thyen Skënderbeun: Shehi pret kundërshtarin të dielën

Vllaznia shtyu përpara me forcë, por Hakaj e Balaj u ndalën nga Sherri. Në minutën e 52′ Zejnullahi detyroi Qarrin në ndërhyrjen vendimtare, ndërsa loja u bë e hapur me përgjigje e kundërpërgjigje. Fernandoi gaboi një penallti në lëvizje në minutën e 62′, pas një aksioni brilant të rrogozhinasve. Egnatia insistoi por Ibrahimoglu nuk gjeti kuadfratin për fare pak, përpara se Montenegro të shënonte një tjetër gol të anuluar, për pozicion jashtë loje. Rasti më i mirë i Vllaznisë erdhi në goditjen me kokë të Balajt. Kapiteni i vetëm përballë portierit e dërgoi topin me kokë mbi traversë. Në finale shkon Egnatia, edhe pse ndeshja u mbyll pa fitues. Tani Tetova e Shehi duhet ti bëjnë llogaritë me njëri-tjetrin për titullin kampion.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *