• |
ide | kryesore

Zhang i dorëzuar, në 22 maj humbet kontrollin e Inter: Oaktree e planet për klubin zikaltër

Sport
Oaktree


Data në kalendar është e qartë: e mërkurë 22 maj, një datë që tashmë ka shumë domethënie në historinë e Inter (tripleta e vitit 2010). Sipas të gjitha gjasave klubi zikaltër do të ketë një pronar të ri. Me skadimin e afatit për shlyerjen e obligacionit të kontraktuar nga Steven Zhang në vitin 2021, Oaktree do të ekzekutojë zotimin dhe do të marrë kontrollin e klubit. Një revolucion, sigurisht, por deri në një pikë të caktuar.

Një pronar i ri, edhe pse është një fond që nga natyra i interesojnë mbi të gjitha zhvillimet ekonomike të investimeve të tij, nuk vjen për të hequr qafe një aset sa më shpejt të jetë e mundur dhe me rrezikun e humbjes së parave. Përkundrazi, zakonisht vendos për ta qeverisur atë – për një kohë të shkurtër, të mesme ose të gjatë – derisa kushtet e tregut të jenë optimale për shitje. Në këtë kuptim, situata tashmë e përjetuar në anën tjetër të Milanos, sa për të thënë, është ekzemplare.

E si do ta qeverisë Oaktree Inter?

Në nivel burokratik, bordi aktual drejtues i zikaltërve do të shpërbëhet me dorëheqjen e anëtarëve të Suning. Ose në rast rezistence nga këta të fundit, me dorëheqjen e dyshes së drejtorëve që tashmë i janë referuar fondit. Në atë moment menaxhimi do të bëhet i zakonshëm dhe jo i jashtëzakonshëm me presidentin Zhang, ose një organizëm mbikëqyrës në vend të tij, i cili do të duhet të thërrasë një mbledhje aksionerësh për të zgjedhur bordin e ri të drejtorëve. E përkthyer: një procedurë e cila, nëse nuk ka pengesa, do të zgjasë rreth njëzet ditë në të cilat klubi në thelb do të qëndrojë pezull, pavarësisht rinovimeve në axhendë dhe projekteve të merkatos.

Pasi të kenë skaduar këto kohë dhe me një organizim të ri – që në marzhin e saj të veprimit në thelb do të mbetet e njëjtë duke pasur parasysh se Oaktree ka besim të madh në punën e Marotta, Ausilio, Baccin dhe Antonello, por në këtë diskutim duhet të përfshihet edhe Simone Inzaghi – atëherë gjithçka do të kthehet “si më parë”. E Inter do të jetë në gjendje t’i rikthehet punës për të ardhmen, të përpiqet të përkthejë konkretisht sloganin që ishte sfondi i titullit të njëzetë, domethënë “make room for more” (“hapni vend për më shumë trofe”).


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *