• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta ish-ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf

Arkiva, Lajme, Të fundit


Është ndarë nga jeta ish-ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf.

Peter-Zingraf

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada Gjermane në Shqipëri, ku shkruan se Zingraf ka ndërrar jetë më 20 maj për shkak të një sëmundje të shkurtër, por të rëndë.

Zingraf ka shërbyer ambasador në vendin tonë nga 2019 deri në 2023

Postimi:

Me pikëllim të thellë njoftojmë vdekjen e kolegut tonë të vyer Peter Zingraf.

Peter Zingraf, Ambasadori gjerman në Tiranë nga viti 2019 deri në vitin 2023, ka ndërruar jetë më 20 maj 2024 pas një sëmundjeje të shkurtër por të rëndë.

Humbja e tij e papritur na ka tronditur të gjithëve. Peter Zingraf do të mbahet mend si një person miqësor, me humor dhe gjithmonë i afrueshëm dhe si një koleg dhe mik i madh.

Ftojmë të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan të ndajnë ngushëllimet dhe kujtimet e tyre në hapësirën tonë virtuale përkujtimore: https://peterzingraf.muchloved.com


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *