• |
ide | kryesore

Hailey Bieber zbulon gjininë dhe emrin e bebit?

Paparazzi, Slider


Hailey dhe Justin Bieber mund të bëhen prindër të një vajze.

Modelja ka nxitur spekulimet se gjinia e bebit është vajzë, nisur nga postimi i saj i fundit në Instagram. Themeluesja e Rhode publikoi një album fotosh, i cili mori gjithë vëmendjen e njerëzve.

“Lule të vogla qershie në thonjtë e mi, lule e vogël qershie në barkun tim”, shkroi Hailey në fotot e shkrepura në Tokyo.

Kaq u desh dhe njerëzit nisën të komentonin: “A është vajzë? Është vajzë?!”; “O Zot, ata do bëhen me një vajzë”; “Bebi Bieber është vajzë”; “Ok, është vajzë”, u shprehën disa përdorues të Instagram-it, ndërsa të tjerë mendojnë se modelja tregoi edhe emrin e bebit: Cherry ose Blossom. “Blossom Bieber, shkon kaq shumë”, shkroi një komentues.

Hailey dhe Justin zbuluan se do të bëhen prindër më herët gjatë këtij muaji dhe modelja është pak më shumë se 6 muajshe shtatzënë./Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *